Te nderuar miq! Sot jam kthyer me shkrime me rubriken time te - TopicsExpress



          

Te nderuar miq! Sot jam kthyer me shkrime me rubriken time te vjeter Vera e re ne fuçine e vjeter. Shkrimi eshte botuar ne numrin e sotem te gazetes Dita me titullin Katovica e Servet Pellumbit. Me poshte eshte edhe shkrimi. Ju uroj lexim te kendshem. Mirepres mendimet tuaja per shkrimin. Falenderime nga Roland Qafoku RUBRIKA: Vera e re në fuçinë e vjetër DITA E BOTIMIT: E premte 25 tetor 2013 AUTORI: Roland Qafoku Përmbajtja: Tabela 1, tabela 2, shkrimi analyze “Katovica” e Servet Pëllumbit Servet Pëllumbi më 14 dhjetor mbush 77 vjeç dhe nga lartësia e kësaj moshe ka bërë një nga aktet që rrallë e kemi parë ta bëjnë politikanët shqiptarë. Studenti i dikurshëm i diplomuar në Shën Petërsburg të Bashkimit Sovjetik, qyteti ku nisi revolucioni i Tetorit 1917, profesori i filozofosë marksiste-leniniste në universitetin e Tiranës deri në vitin 1990, nënkryetari i PS për 5 vjet, kryetari i kuvendit nga 2002 deri në 2005, deputet në tre legjislatura dhe i thirrur ndryshe profesori i PS, kishte të gjithë moralin për të qenë ai personazhi kryesor i pranimit të madh se platforma e famshme e Katovicës ishte zbatuar pikë për pikë edhe në Shqipëri. I cilësuar si ideolog i të majtës shqiptare dhe njeri me integritet moral maksimal, Servet Pëllumbin nuk e ka konstestuar kush si figurë. Nuk ka asnjë akuzë ndaj tij për korrupsion, afera e sipërmarrje apo i përfshirë në skandale politike. Një politikan i një rrace gati në zhdukje që edhe kundërshtarët më të ethshëm politikë ndaj tij vërtetë e quajtën sovjetiku i fundit apo delirant, dy cilësi që e thënë nga goja e Berishës dhe Nanos me të cilët dihen raportet që ai ka patur, më shumë duken si dekorata. Po a është e vërtetë ajo që thotë profesor Pëllumbi dhe a ekziston ai dokument për të cilin vetë Pëllumbi vë dorën në zjarr? Pas 23 vjetësh nuk ia vlen të themi është apo nuk është ky dokument, e zhdukën apo jo komunistët siç bënë me qindra dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. E rëndësishme është nëse platforma e hedhur në një tavolinë në mbledhjen e Gorbaçovit në Katovicën e Polonisë, është zbatuar apo jo te ne. Le të bëjmë një analizë të pikave të shkruara në dokument dhe fakteve që kanë ndodhur në këto 23 vjet. Në dokumentin e publikuar nga Servet Pëllumbi shkruhet : Do të nxisim të krijojmë parti të majta e të djathta. E të qendrës. Por këto parti duhet të drejtohen dhe kontrollohen nga ne. Ne kemi kuadro për shtatë komitete qendrore dhe të mos kemi frikë. Dhe ja zbatimi në praktikë: krijimi i shtatë partive të para opozitare në vitin 1991 është një koicidencë që na bëjmë të heqim vija paralele. Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Social Demokrate, Partia Agrare, Partia Ekologjike, Partia e Unitetit Kombëtar dhe konvertimi i PPSH në PS duket si zbatimi pikë për pikë i kësaj paltforme janë shtatë partitë e para të të regjistruara në gjykatë. Në nuk mund të themi që këto parti u krijuan nga Ramiz Alia, por ajo që shkruhet në dokument përputhet me faktin që ka ndodhur. Më shumë se kaq, takimi i Ramiz Alisë me Sali Berishën gjatë lëvijes së studentëve në dhjetor 1990 por edhe takimi sekret i Fatos Nanos dhe Sali Berishë në Trieste në vitin 1991 edhe sot mban mbi shpinë Katovicën dhe platformën për zgjedhjen e dhe emërimin e kuardove. Në dokumentin që ka bërë publikë Servet Pëllumbi shkruhet: Në krye të partive do nxjerrim njerëz që përkrahin stradegjinë. Partia që do ta marrë pushtetin do ta shajë komunizmin me themel. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste. Dhe ja zbatimi në praktikë: Gjithçka nis me shkrimin e Sali Berishës në shtator 1990 në gazetën “Bashkimi”, me titull “Demokracia dhe humanizimi” ku hidhet idea për vendosjen e pluralizmit dhe demokracisë. Kush e kishte atë guxim atë kohë jo vetëm të shkruante por edhe të botonte pa miratim një shkrim në gazetën e dytë më të madhe në vend pas “ZP” për të kërkuar demokraci?! Në dokumentin e publikuar nga Servet Pëllumi shkruhet: Të përndjekurve dhe fëmijëve të tyre duke u dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Dhe ja zbatimi në praktikë: Nga viti 1990 e deri në 1997 Shqipëria i ngjante pjesës së sipërme të orës me rërë. Vetëm në shtatë vjet u larguan 1 milionë banorë, ose 1 e treta e popullsisë. Kjo hemoragji nis që nga futja në ambasada të 5 mijë shqiptarëve, një ngjarje që çuditi gjithë botën sepse ishte ky komunizëm gjakatar që kishte vrarë e prerë pa iu dridhur dora dhe kishte futur në burg edhe njeëzs që kishin thënë se nuk kishte qumësht në dyqan, por habitshëm po lejonte të ikin 5 mijë shqiptarë në mes të Tiranës pa u hyrë asnjë gjemb në këmbë. Kam qenë vetë dëshmitar okular për mëse dy javë në rrethinat e mureve të ambasadës dhe nuk më hiqet në mendje se si policë civilë dhe me uniform u thoshin njerëzve futuni se pas disa ditësh do mbyllim derën. Dhe sot tregohen ende histori reale si ajo e një të riu që pasi u fut në ambasadën italiane dhe doli prej andej, u fut në ambsadën gjermane dhe doli edhe prej andej dhe pasi u fut edhe në ambasadën greke dhe doli edhe andej, sot thotë se jeton më mirë se sa ata 5 mijë që jo vetëm u futën por edhe ikën nga Shqipëria. Më pas nisi eksodi me anije, më pas me skafe e kalim të malit të Gramozit duke sjellë eksodin më të madh në histori që nga eksodi pas vdekjes së Skënderbeut. Në dokumentin e bërë publikë nga Servet Pëllumbi shkruhet: Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë do të thonë për ne; edhe këta e urrejnë komunizmin. Ne na intereson karta morale e tyre. Do ti afrojmë dhe do tu japim punë të pa parëndësishme. Por kurrë nuk do ti lëmë të marrin pushtetin. Dhe ja zbatimi në praktikë; Në parlamentin e vitit 1992 në parlament kishte 18 deputetë të dënuar direkt nga sistemi komunist. Parlamenti aktual nuk ka ansjë deputet që të ketë qenë i dënuar apo i persekutuar direkt. Në dokumentin e bërë publik nga Servet Pëllumbi, shkruhet: do bëjmë sikur ndo ti kompesojmë të përndjekurit. Dhe ja zbatimi në praktikë: Në këto 23 vjet janë dhënë si dëmshpërblim 100 milionë dollarë dhe janë pa dhënë 500 milionë dollarë. Duke llogaritur që shumë prej të përndjekurve kanë vdekur realisjht me të përndjekirit është ndjekur një politikë tallëse dhe reale me atë që shkruhet në dokuemnt. Në dokumentin e bërë publikë nga Servet Pëllumbi shkruhet: Të shpronësurvë do tu japim nga një letër në dorë që tu njihet prona, por asnjëherë nuk do tu japim në forma të ndryshjme që ti ngatërrojmë me njëri tjetrin ta kalojnë në gjykatë ku dotë zbatohet rrotacioni. Dhe ja zbatimi në praktikë: Miratimi i ligjit 7501 është dështimi dhe projektimi pikë për pikë I asaj që shkruhet në dokument. Prona iu shpërnda të gjithëvë në mënyrë të barabartë dhe ish pronarët ose kanë marr shumë pak ose nuk kanë marrë fare. Ky ligj quhet edhe si ligji që ka sjellë të gjithë të këqiat në këto 23 vjet. Në dokumentin e bërë publikë nga Servet Pëllumbi shkruhet; Ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin do të lëndohen. Dhe ja zbatimi në praktikë: Vrasja e Arben Brocit dhe Azem Hajdarit dy liderëve të lëvizjes së Dhjetorit është zbatimi pikë për pikë I kësaj stradegjie për ata që do të lëndohen, domethënë do të vriten. Ka edhe një arsye tjetër të madhe të zbatimit pikë për opikë të Katovicës. Është ajo që lidhet me mungesnë e hapjeve të dosjve etë Sigurimit të shtetit. Jemi i vetmi vend në Lindje, madje as Polonia ku u ngjiz Katovica nuk e ka bërë si ne, që të mos hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit. Dosjet ku fshihen të gjitha enigmat se si shumë politikanë dikur agjentë të sigurimit mbijetuan duke u futur në politikë. Katovica duhet të jetë zbatuar në Shqipëri edhe për faktin se që në vitin 1976 ishte ngritur drejtoria e Agjentëve të Konservuar në Siguimin e Shtetit, agjentë që do viheshin në lëvizje kur të rrëzohej sistemi komunist. E ndërsa këtë e ka pranuar ish shefi I SHIK Gazidede, pasardhëis I tij Fatos Klosi shkon edhe më tej kur thotë se është provuar të zbatohet, por Katovica ka dështuar në Shqipëri.. Nga ana tjeëtr ka edhe fate që e hedhin poshtë Katovicën . Ndonëse më të pakta edhe ato janë kokëfortë: Burgosja e Fatos Nanos me 4 vjet në qeli. E Ramiz Alisë me dy vjet, por edhe spontaiteti I Lëvizsjes së Dhejtorit 1990 janë fakte që e hedhin pshtë zbatimin e Katovicës. Por a janë këto fakte aq bindëse që Katovica ta ishte kaq e qartë dhe kaq mirë e zbatueshme, apo thjesht kemi të bëjmë me një përkim perfekt të atyre që janë shkruar në letër me ato që kanë ndodhur dhe në fakt mos të ketë asnjë lidhje? Për këtë na vjen në dihmë thënia e Fatos Klosit, i cili edhe e pranon që Katovica është tentuar të zbatohet por shton se ajo dështoi. Në fakt ky duhet të jetë përcaktimi më i qartë: Të gjithë komunistët e e dëshironin Katovicën ta zbatonin në Shqipëri në 1990, por nuk arritën ta zbatonin atë dhe dështuan e sukses. Kësaj mund ti shtojmë edhe tregimin humoristik të Filip Çakulit që pas 100 vitesh shtet kinse u zbulua në arkiva sekreti para 500 vjetwsh që Skënderbeu ishte takuar me Sulltanin dhe kishin vendosur që Skëndebreu të arratisej nga Stambolli, të çlironte Krujën, të mbante 25 vjet Shqipërinë të pamposhtur, më pas ranw dakord qw të nxirrin nw dritw një burrë si Ismail Qemali dhe ai të shpallte pavarësinë, pastaj të nxirrnin një burrë si Ahmet Zogu që do të vetwshpallej mbret, pastaj të nxirrnin një burrë si Enver Hoxha që do të sundonte për 50 vjet, pastaj të nxirrnin dy burra, Sali Berisha dhe Fatos Nano që do të mbizotëronin politikën për 20 vjet dhe pastaj fare kjo ishte një ëndërr e bukur e parë në një gjumë të thellë. Pra, Katovica paska qenë platformë që në kohën e Skënderbeut dhe ne nuk do bëjmë gjë tjetër po e zbatojmë atë që Skënderbeu bisedoi me Sulltanin. 500 vjet më parë ndodhi jo shumw larg dhe ne vazhdojmë ta zbatojmë edhe tani endrrën. FAKTE QE PROVOJNE SE “KATOVICA” ESHTË ZBATUAR NE SHQIPERI. 1. Që nga viti 1990 e deri më sot nuk janë hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. 2. Ish-shefi I SHIK Bashkim Gazidede ka deklaruar se në vitin 1976 Sigurimi i Shtetit krijoi drejtorinë e agjentëve të konservuar që do të viheshin në punë kur të rrëzohej komunizmi. 3. Ish-shefi I SHISH Fatos Klosi ka deklaur se është tentuar që Katovica të zbatohet por ka dështuar. Pra në një afërëm mënyre ai pranon që ka patur një priket për zbatimin e saj. 4. Në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1992 kishte në kuvend 18 deputetë të dënuar dhe persekutuar direkt nga regjimi komunist, ndërkohë në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit nuk ka asnjë deputet të ketë vuajtur direkt nga regjimi komunist. 5. Që nga viti 1990 e deri më sot, nga 23 mijë të përndjekur janë marrë si dëmshpërblim 100 milionë dollarë, ndërkohë pas 23 vjetësh janë pa marrë edhe 500 milionë dollarë. 6. Miratimi në vitin 1991 I ligjit 7501 për shpërndarjen e tokës në mënyrë të barabartë për të gjithë fshatarët duke mos ia dhënë tokën pronarit të ligjshëm që iu sekuestrua pas vitit 1944. 7. Shkrimi i Sali Berishës më 17 shtator 1990 në gazetën “Bashkimi” me titull “demokracia” cilësohet nga më të guximshmit e kohës dhe nuk mund të jetë botuar pa miratim dhe nxitjen e kupolës komuniste të kohës. 8. Takimi I Ramiz Alisë me Sali Berishën në dhjetor 1990 ende mban misteret e një takimi të pazbardhur duke hedhur shumë dyshime për atë që është biseduar. 9. Liderët kryesorë të lëvizjes studentore Dhjetor 1990, Azem Hajdari, Arben Broci, janë ekzekutuar me armë: Broci më 2 prill 1991, Hajdari më 12 shtator 1998. 10. Takimi sekret në Trieste të Italisë mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës edhe sot vijon të jetë po aq sekret. Aty aludohet se është bërë marrëveshje për ndarjen e pushtetit dhe të liderëve politikë. 11. Sali Berisha në 23 vjet qeverisi 13 vjet nga këto 5 vjet president dhe 8 vjet kryeministër dhe Fatos Nano 8 vjet si kryeministër 3.5 vjet dhe kryetar I PS. 12. Mosreagimi, madje në disa raste edhe stimulimi i futjes në ambasada më 2 korrik 1990 i 5 mijë personave, është misteri i parë që nënkupton zbatimin e “Katovicës”. Mes tyre afro 2 mijë ishin të dënuar ordinerë. Sipas raporteve të ministrisë së Brendshme nga 5 mijë persona që u larguan me ambasada, 1500 janë arrestuar dhe dënuar në Gjermani, Itali e gjetkë për vjedhje dhe grabitje. Si ka mundësi që ai sistem që kishte pushkatuar 6 mijë persona dhe 30 mijë I kishte degdisur në burgje për bindje politike, nuk reagoi kur në mes të Tiranës turma e njerëzve mbushte ambasadat? 13. Pranimi dhe deklarimi i Servet Pëllumbt merr vlerë për faktin se ka qenë një nga eksponentët e lartë të PS si nënkryetar por edhe kryetar kuvendi dhe tre herë deputet. FAKTE QË PROVOJNË SE KATOVICA NUK ËSHTË ZBATUAR NË SHQIPËRI 1. Lëvizja studentore ishte spontane dhe pa asnjë inicim nga dikush dhe nga ndonjë gruppolitik 2. Liderë tw lëvizjes studentore si Azem Hajdari, Arben Broci dhe disa pedagogë nuk kanë patur asnjë lidhje me komunizmin. 3. Fatos Nano bëri 4 vjet burg nga 30 korriku 1993 deri në mars 1997 duke hedhur poshtë aludimin se ai ishte pjesë e një marrëveshjeje. Ai u dwnua nga gjykata me 9 vjet burg pwr abuzike me ndihmat italiane por gjykata e shpalli tw pafajshwm nw 1999 duke e dwmshpwrblyer me 7 milionw lekw tw reja. 4. Ramiz Alia ka qenw nw burg nga shtatori 1993 deri nw 7 korrik 1995, i dwnuar me 9 vjet pwr shpwrdorim detyre dhe tw fondeve por mw pas vendimi wshtw reduktuar nga gjykata e Kasacionit. 5. Ish-shefi i shërbimit sekret Fatos Klosi cilëson se platforma ka dështuar. 6. Dokumentii i servirur nga Servet Pëllumbi nuk është orgjinal dhe derisa të vërtetohet nëse ekziston orgjinali saktësia e dokumentin nuk vlen.
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 07:25:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015