Te nderuar miq ju ftoj te lexoni intervisten e meposhtme qe kam - TopicsExpress



          

Te nderuar miq ju ftoj te lexoni intervisten e meposhtme qe kam dhene sot ne Gazeten Shqip:"Ekonomia sfida e madhe e pas zgjedhjeve" A është ekonomia e panjohura e madhe para dhe pas zgjedhjeve?! Ekonomia ka qenë qëndra e debatit politik më shumë se kurdoherë në zgjdhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit por analizat dhe debatet rreth krizës ekonomike të sotme dhe strategjisë së daljes nga kriza kanë qenë sipërfaqësore. Prof.dr. Ermelinda Meksi në një intervistë për Shqip ne një skanimi të thellë te situates ekonomike. Sipas znj.Meksi, situata fiskale karakterizohet nga mos realizimi të ardhurave, dhe tejkalimi shpenzimeve. Kjo rritje e shpenzimeve në kushtet e mosrealizimit të të ardhurave ka sjellë tejkalimin e deficitit buxhetor të planifikuar për këtë periudhë, duke cuar në 5 muaj deficitin në nivelin e 90% të planifikimit vjetor. Kjo nuk është një situatë e rastit, por produkt i politikës aktuale ekspasioniste fiskale, që motivoi edhe heqjen e e tavanit të borxhit prej 60% të produktit të brendshëm bruto. 1. Si i gjykoni ju shifrat e fundit të publikuara mbi të dhënat kryesore të ekonomisë shqiptare? Së pari, dëshiroj të theksoj se këto shifra i disponoj falë medias, ndërkohe Ministria e Financave akoma nuk i ka bëre publike ato në faqen zyrtare të saj në respektim të afateve dhe transparencës ndaj publikut për një qeverisje të hapur. Referuar këtij informacioni mbi të dhënat e 5-mujorit kam ndërtuar tabelën e mëposhte të treguesve fiskalë që të lejon të gjykosh më mire për zhvillimet fiskale në termat e 5-mujorit nga viti 2010. Tregues sipas buxhetit të konsoliduar për 5 mujorin e Parë 2010- 2013 (mln lekë) Emërtimi/Viti 2010 2011 2012 2013 Totali i të ardhurave 128,744 129,500 132,717 125,133 Shpernzime totale 136,400 150,500 151,823 167,709 Shpenzime Korente 112,100 122,100 125,342 134,472 Investimet Publike 25,700 28,200 24,481 33,237 Bilanci midis të ardhurave ndaj shpenzimeve korente 16,644 7,400 7,375 -9,339 Deficiti buxhetor -7,656 -21,000 -19,106 -42,576 Interesat 15,683 15,092 16,302 17,448 Ripagesat 2,161 3,680 4,695 Gjykimi mbi të dhënat e kësaj tabele hedh dritë mbi gjendjen kritike të tashme për të patur mundesine ti paraprijmë me përgjegjshmeri të ardhmes. E tashmja përjetohet dhe vlerësohet si nga qytetarët,media, bisnesi,studjuesit ekonomisë dhe sigurisht politikanët. Përsa u perket këtyre të fundit, po sjell analogji me situatën e tanishme në Shqipëri, evidentimin e medias greke gjatë fushatës së fundit elektorale në Greqi sipas së cilës: “Fushata zgjedhore e bëri të qartë se partitë nuk dëshirojnë të merren me të tanishmen e pasigurt". Vleresimi im për treguesit fiskal 5 mujor është se ata janë përkeqësuar jo thjesht ndaj programimit të tyre por edhe ndaj të njejtës periudhë të vitit të kaluar, duke thelluar këtë përkeqësim që është evidentuar që në muajt e parë të këtij viti, ku nëpërmjet edhe një shkrimi në gazeten tuaj kam analizuar pikërisht zhvillimet fiskale të tremujorit të parë 2013. Konkretisht, situata fiskale karakterizohet nga mos realizimi të ardhurave, dhe tejkalimi shpenzimeve. Kjo rritje e shpenzimeve në kushtet e mosrealizimit të të ardhurave ka sjellë tejkalimin e deficitit buxhetor të planifikuar për këtë periudhë, duke e cuar në 5 muaj deficitin në nivelin e 90% të planifikimit vjetor. Kjo nuk është një situate e rastit, por produkt i politikes aktuale ekspasioniste fiskale, që motivoi edhe heqjen e tavanit të borxhit prej 60% te produktit të brendshëm bruto. Këtë situate profesor Campbell R. McCONNELL i Universitetit të Nebraskës, autori kryesor i një prej librave më të mirë të macroeconomics-it e quan cikël politik i biznesit që sipas tij karakterizohet nga “tendenca për të destabilizuar ekonomine nga ulja e taksave dhe rritja e shpenzimeve qeveritare para zgjedhjeve dhe rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve pas zgjedhjeve”. Të dhënat fiskale 5 mujore të cilat përkojnë me situatën parazgjedhore në Shqiperi e konfirmojnë më së miri këtë model.Konkretisht kemi rritje të dukshme të investimeve përkatesisht në dy vitet zgjedhor 2011 dhe 2013. Në 2011 investimet u rritën me 9,7% kundrejt vitit të meparshëm, për të rënë një vit më pas në -13% dhe për tu rritur përsëri në 2013 me 36% ose me ritme gati 4 here më të larta edhe se viti 2011. Po kështu shpenzimet korrente ndjekin të njëjtën tendencë rritje. Ndërkaq të ardhurat vazhdojne rënien e tyre drastike kundrejt vitit të kaluar, ku si 5 mujor ranë me 7 miliard ose 5,7 % (ne kushtet e një inflacioni prej 2,4%, në terma reale të ardhurat kanë rënë 8% ). Gjykimi im është se kjo situatë fiskale në Shqipëri është produkt i modelit të qeverisjes që profesor Campbell e quan” Political business cycle”, tashmë e vërtetuar në politikat ekonomike në Shqiperi, për të cilën që me shfaqjen e këtij fenomeni në 2009 jam shprehur publikisht ndër të tjerash edhe në gazetën tuaj. 2. Cfarë do të thotë për ekonominë shqiptare një deficitit 420 milione euro për 5 muajt e parë të këtij viti? Këtë pyetje do të doja ta trajtoja duke bërë së pari dallimin ndërmjet dy treguesve të rëndësishëm: deficit buxhetor total dhe deficit ndaj shpenzimeve korrente. Deficiti buxhetor total(diferenca e të ardhurave totale me shpenzimet totale të qeverisë ku perfshihen edhe shpenzimet kapitale), ishte parashikuar nga Ministria e Financave për 5-mujorin në 25,58 miliard lekë, ndërsa përballimi me realitetin kur deficitit buxhetor faktik si 5 mujor arriti shifrën 42,57 miliard lekë. Pra vërehet tejkalimi i kufirit ligjor të programuar.Ligji për buxhetin parashikon se qeveria nuk ka të drejta të pakufizuara dhe niveli i shpenzimeve kryhet në raport me të ardhurat për të ruajtur disiplinën buxhetore. Kurse të dhënat të cilave po u referohemi tregojnë se në fakt deficiti buxhetor është tejkaluar me rreth 17 miliard lekë. Ky është njeri aspekt që shpreh një problem jo të vogel ligjor për respektimin e disiplines fiskale qëe synon ligji i buxhetit . Aspekti tjetër është ai ekonomik që lidhet me treguesin e deficitit ndaj shpenzimeve korrente. Jemi në një situatë kur të ardhurat e realizuara si 5-mujor në vlerën e 125.2 miliardë lekë nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet korrente prej134.5 miliardë lekë. Kjo situatë është vërtetë kritike që do të thotë se kjo mungesë prej 9.3 miliardë leke do të përballohet me borxh, qe duke i shtuar edhe ripagesat e principalit të borxhit të marrë më parë prej 4.7 miliardë lekë përbëjnë 14 miliardë lekë borxh për shpenzime jo produktive, pa konsideruar ndërkohë që të gjitha investimet publike janë mbuluar tërësisht me borxh. Kjo do të thotë se kemi hyrë në situatën kur duhet të marrim borxh për të shlyer borxhet (borxh për borxh) dhe jo vetëm për investime. 3. A mendoni se shpenzimet e shfrenuara në këtë fushatë, rrezikojnë të krijojnë një situatë kolapsi për pas zgjedhjeve? Mendoj se përgjigjen e përmban vetë pyetja juaj. Kush mund ti japë borxh dikujt që merr borxh për borxh dhe shikon si menaxhohet ai? Prandaj nëse vazhdohet në këtë linjë kolapsi do jetë i pashmangshëm. Shërimi do të ishin masat e ashpra fiskale (austerity), të cilat në Greqi u quajtën ligji i Ferrit kur ai u aprovua në Parlament në tetor 2011 lig qe provokoi reagime të forta sociale. 4. A rrezikon Shqipëria të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Greqisë, ku për vite shifrat reale u mbajtën të fshehura dhe publikimi i gjendjes reale solli masa drastike shkurtimesh? Natyrisht situata ekonomike është e veshtire dhe ka nevojë për një plan masash efektiv dhe të shpejtë nga qeveria e paszgjedhjeve të 23 qershorit. Të dhënat e buxhetit dhe borxhit janë përkeqësuar me shpejtesi te frikshme.Përndryshe, Ministri i Financave do duhej të përgënjeshtrojë informacionin e medias duke publikuar të dhëna të tjera të pesë –mujorit. Por unë besoj në të dhënat e prezantuara në disa gazeta që njihen për publikim objektiv e në vazhdimësi të të dhënave të buxhetit. Kriza Greke po zgjat prej më shumë se 5 vjet, dhe si vend anetar i BE eshte asistuar fuqimisht me paketa shpetimi miliarda euro nga KE,FMN dhe BQE në këmbim të politikave të shkurtimeve që asaj iu imponuan nga trojka, shkurtime këto që jane shoqëruar me kosto të larta sociale për qytetarët grekë. Dihet tashmë se implikimet që mund të sillte falimenti i Greqisë për Euron dhe shtetet anëtare të Unionit ishte shumë i madh, ndërkohë që Shqipëria nuk ka mundësitë e vendit fqinj. Kujtoj se kriza greke u parapri me investime shumë të mëdha jo efektive të cilat nuk prodhuan rritjen ekonomike të pretenduar. Ato megjithëse u mbështetën edhe nga BE, nje pjese e konsiderueshme u përballuan me borxhe. Mesimi qe nxjerrim me kete rast është se edhe ekonomia sic do shkencë ka ligjësitë e veta që po nuk u respektuan të ndëshkojnë me krizë. Situata ekonomike ku ndodhemi paraqitet e veshtirë por jo pa rrugëzgjidhje të cilat megjithatë nuk do të jenë të lehta. 5. Cfar mendoni per situaten e tanishme te finacave publike shqiptare? Për mua kjo situatë nuk ishte e papritur. Shkenca ka përparuar dhe sot janë të gjitha instrumentat për të mundësuar parashikime të sakta. Psh kjo valë e nxehtë e këtyre ditëve ka javë që është paralajmëruar nga meteorologët. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mendimin e shëndoshë ekonomik i cili është prononcuar me kohë për drejtimin që po merrnin financat publike dhe pasoat për ekonominë. Ka pasur prononcime që i janë referuar zj Merkel,kur deklaroi se rritja ekonomike nuk duhet të mbështet me borxh. Personalisht si studiuese e politikave dhe zhvillimeve ekonomike kam vite që paralajmëroj dhe ngre zërin nëpërmjet shkrimesh në media apo prononcimeve publike për masat e nevojshme që duhet të zbusnin ndikimin e krizës tek ne, por nuk ka pasur veshë për të dëgjuar. Ja ku jemi sot, kur rënia e ndjeshme e të ardhurave buxhetore nuk është rastësi, por është kthyer në ligjësi. Kemi hyrë në etapën që ecuria e tyre nuk karakterizohet nga ngadalësimi i rritjes së të ardhurave por nga rënia negative e tyre. Konkretisht të ardhurat e 5-mujorit janë 5.7% më të ulëta se një vit më parë dhe 2.8% më të ulëta se 2010. Edhe të ardhurat vjetore në 2012 ishin më te ulta se 2011, kurse në terma realë duke konsideruar inflacionin,ato janë pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2008. Tendenca në rënie e treguesve të tjerë të zhvillimit si: investimet e huaja, kredia për ekonominë, kredia e re, si dhe masat e fundit për uljen e taksave do të ndikojnë në rënien e mëtejshme të tyre në vitin 2013, ndërsa deficiti në rritje i sistemit aktual të sigurimeve shoqërore po rëndon gjithnjë e me shumë financat publike. Kjo situatë vërteton se vendi tashmë ka hyrë në një krizë të financave publike. 6. Si e shikoni vlerësimin e agjencisë për nivelin e riskut Moodys? - Ajo që kam nenvizuar më lart i referohet sektorit real të ekonomisë dhe refletimit në treguesit kryesor ndërkohë që matja e indeksit të agjencise se riskut i referohet borxhit, aksesit në borxhin e brendshem dhe të jashtem dhe cmimit te borxhit. Duhet thënë se krahas efektit te trasmetimit te politikes monetare lehtesuese te BSH,.kohët e fundit për shkak të rrudhjes së kredisë per ekonominë dhe rënies së kredisë së re, likuiditeti i sistemit bankar është investuar në bono dhe obligacione,ndërkohe tregu I ketyre të fundit është hapur krahas bankave edhe ndaj individëve,duke sjellë uljen e interesave të tyre(yieldeve) si dhe një disponibilitet më të madh të likuiditetit për borxhin e brendshëm. 7 Në kushtet aktuale, kur duket se edhe rritja e mëtejshme e borxhit publik është e pashmangëshme, cilat janë masat që duhen marrë? Së pari, theksoj se nuk duhet të harrojmë aspiratën tonë europiane dhe respektimin me rigorozitet të kriterit të parë te Kopenhagenit, demokracinë funksionale që është themelore në krijimin e kushteve të domosdoshme për perspektivën pozitive të kësaj situate. Kjo fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme që krijojnë optimizëm se institucioni i të drejtës themelore të vullnetit dhe gjykimit të lirë funksionon. Së dyti, kujtoj fjalen e urte qe thote: “Akulli një metër i trashë nuk mund të shkrijë menjëherë”, që do të thotë se zgjidhja e problemit nuk mund të arrihet menjëherë. Ndërkaq masat për stabilizimin e financave publike duhet të jenë të menjëhershme, mbasi vonesa rrit koston e tyre. Dhe me këtë kam parasysh nevojën emergjente të rishikimit të buxhetit, menjeherë nga qeveria e rijuar pas zgjedhjeve te 23 qershorit,për te rivendosur disiplinen buxhetore. Me tej mund te flisja gjate, sepse ato ishin edhe subjekt i studimit me titull “Si te nxisësh rritjen në vorbullën e një krize” të prezantuar me një kolegen time ne konferencën shkencore ndërkombëtare të Fakultetit të Ekonomisë “ Information Systems and Technology Innovations: toëards a digital Economy”.Nje risi e këtij punimi është përpjekja për të adoptuar teoritë moderne të rritjes dhe modelin e funksionit të prodhimit në ekonominë shqiptare,ku në të ardhmen ekonomia për tu rritur duhet të përqëndrohet te faktori i rritjes së produktivitet më shumë se rritja e investimeve, të cilat do të vështirësohen për shkak të nivelit të lartë të borxhit Zbërthimi i këtij studimi kërkon shkrim të posacëm, por këtu do të veçoja rëndësinë prioritare të aftësive profesionale nëpërmjet edukimit cilësor si kusht i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit. Mirëqeverisja dhe mirëadministrimi i finacave publike kërkon profesionalizëm dhe pergjegjshmëri per t’iu përgjigjur sfidave të vështira të ekonomisë sonë.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 17:07:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015