Te nderuar miq, me poshte kam postuar fjalen sot ne - TopicsExpress



          

Te nderuar miq, me poshte kam postuar fjalen sot ne Kuvend. Mbarë opinion publik priste me interes nga kryeministri i dekretuar Rama, se cfar do të programonte mazhoranca e re, e cila mundësoi një fitore para së gjithash falë premtimeve hiperbolike e jo realiste që u bëri zgjedhësve. Në fakt të gjithë u përballëm me një pamphlet politik, demonstruar me arogancën karakteristike të Ramës i cili këtë radhë kishte huazuar edhe qyrkun e triumfatorit. Në formën e një manifesti politik, interpretuar me një patos revolucionar të paparë deri më sot në tribunat e politikës shqiptare, dëgjuam një listë të gjatë dëshirash dhe lexuam një pafundësi pikëpyetjesh të vendosura nga shkruesit. Por ajo që mbeti në kujtesën e çdo shqiptari, besoj se ishte mënyra triumfaliste si iu mbur publikut, për shumicën dërmuese dhe mandatin e blinduar siç e deklaroi vetë. Më 23 Qershor, me votën e tyre të lirë, zgjedhësit vendosën që Partia Demokratike, të jetë në opozitë dhe një mazhorancë e re, e krijuar nga një pjesë e opozitës së djeshme të qeverisë vendin. Dhe kjo përbën ngjarjen më normale për një shoqëri të lirë demokratike. Ne pranuam verdiktin dhe po njohim e do korrigjojmë gabimet tona, pa pasur nevojën e skenarit hap kutitë e mbyll përgjegjësitë. Por sjellja revolucionare e Edi Ramës, i cili mazhorancën në demokraci, e barazon me tiraninë që sjellin revolucionet, në fakt ishte surpriza publike në prealambulën e hapjes së këtij Kuvendi. Si revolucionar, në hipjen e parë publike si fitimtar në podium, Edi Rama na deklaroi publikisht se ndodhemi në vitin ZERO, se në Shqipëri në këto 20 vjet nuk është bërë asgjë, nga snjë qeveri, se tani numërimi fillon nga 1-shi, për gjithçka. Dhe si e tillë, nuk ka nevojë për asgjë, as për analiza, as për eksperienca, as për opozitë, bile as për program, mjafton një manifest patetik. Duke lënë në harresë më shumë se gjysmën e premtimeve elektorale, duke përgjysmuar masën e premtimeve për gjysmën tjetër, dhe duke mos caktuar asnjë afat për atë cerek angazhimesh që mbritën më në fund në tryezën e pogramshkruesve, kreyministri i dekretuar vendosi të kapardiset triumphal duke mos fshehur lumturinë që ëndrra e tij 8 vjeçare u bë më në fund realitet. Kaq mjafton, të tjerat harrojini, ajo ishte loja drejt karriges. Viti dhe sot është zero, nesër fillon numërimi, se nesër fillojmë nga e para. Ligjet do rishikohen, prona do rtishikohet, bizneset do ristrukturohen, institucionet do rindertohen, gjyqësori do ndryshojë, prokuroria do votëbesohet, administrata do rivlerësohet, koncensdionet do anullohen, etj etj., të cilat, të gjitha do ti nënshtroihen gjykimit sipas kutit të Ramës të vitit zero. Por kjo është një përpjekje qesharake dhe e shëmtuar. Ju kurrë nuk do të mund të na dhunoni e likujdoni pse jemi minorancë parlamentare, ju nuk do të mundni që rotacionin ta shndroni në revansh politik të pushtetit, nuk do tja arrini që të vendosni tiraninë e mandateve të premtimeve të harruara. Sadoqë përpiqeni me triumfalizëm ta fshihni dhe ta mohoni, ne jemi dhe do të mbetemi përballë jush një sfidë e pakapërcyeshme lehtë. Ju akuzoni për izolim të vendit, por vendi është antar i NATO, me ju do jemi anëtarë të BE? Ju i thoni shqiptarëve se janë të përbuzur në botë, por ata lëvizin sot të lirë në hapësirën europiane, ju do ti zgjeroni hapësirat e lirisë së tyre në botë apo…? Ju i keni shpallur luftë modelit ekonomik të taksës së sheshtë dhe taksave të ulëta, por ky model mbajti ekonominë tonë jashtë krize duke e ritur atë edhe në periudhën e krizës, vërtet në nivel modest, por mbi 6 herë më shumë se mesatarja e rajonit, po ju me modelin e taksës progresive, do të ruani këtë dinamikë, do ta mbani vendin jashtë krize? Ju çdo ditë mallkoni financat e shtetit bile dhe do ti auditoni me të huaj, se janë të pakta e të pamjaftueshme, ne me taksa mbi dy herë më të ulëta rritëm 2.3 herë të ardhurat në buxhet, po ju, me dyfishimin e taksës progressive a do të mund të paktën të dyfishoni të ardhurat? Ju çdo ditë u qani hallin me të drejtë pensionistëve se kanë pensionet e vogla dhe të pamjafueshme, ne ua mbi dyfishuam ato kur qeverisëm, po ju pse nuk pranoni ti risni ato? Ju deklaroni se arsimtarët dhe sektori i shëndetësisë do të jenë në epiqëndër të programit tuaj, ne ua ritëm përkatësisht 2.3 dhe 2.5 herë rrogat, ju do tia dyfishoni me nivelin aktual? Asgjë nuk thoni për përgjigjen e këtyre e dhjetra pyetjeve në të ashtuquajturin program manifest tuajin. Dhe ne do të jemi këtu përballë jush me atë që ne mundësuam në 8 vjet qeverisje për çdo shqiptar edhe me 11 mijë km rrugët, edhe me qindar ujësjellësat, edhe me qindar shkolat e reja, edhe në dhjetra mijra fermat, edhe me trefishimin e shpenzimeve sociale për të paaftët, për njerzit në nevojë, e dhjetra të tjera. Ato arritje do mbeten një sfidë e hapur e përhershme për ju, prandaj memec programi juaj i harron me dashje. Viti juaj zero, është një mission i pamundur. Sigurisht në vitin zero, nuk ekziston as ekonomia. Bile i pari që duhet shkatëruar është modeli ekonomik. Por çfar është ky model i ri ekonomik në programin e qeverisë? Një fantazmë në eter. Piktori nuk ka mundur as të përvijojë konturet e asaj që do qullosë më pas. Rritja ekonomike do të jetë në qendër të tij thotë manifesti -program. Këtë në fakt e thonë të gjitha programet në të gjitha kohrat. Po si e nga do vijë rritja ekonomike? Pasi deklaron të ezauruar modelin e zhvillimit të derisotëm të vendit, deklaron se “ne do të gjejmë e identifikojmë “burime të reja që ushqejnë rritjen ekonmomike…””. (fq 29). Dhe kush janë këto burime? Nuk mund të jenë reformat liberalizuese dhe privatizimet thuhet në program, (në fakt ato që pas vitit 2000, nga vetë institucionet financiare ndërkombëtare nuk janë vlerësuar asnjëherë si burime të ritjes ekonomike), as remitancat thuhet po aty (remitancat që nga viti 2005 kanë qënë më pak se 10% e pbb dhe sot përbëjnë vetëm 5% të tij). Bile as linjat e kredive nga jashtë përjashtuar edhe kreditë e buta të zhvillimit. Bile bile sipas programit (fq 29) as eksportet nuk mund të jenë se “janë me nivel të lartë risku dhe jo të qëndrueshme”. Sipas qeverisë së re do ketë vetëm një zgjidhje “reformat e vërteta strukturore” të bizneseve. Ristrukturimi i bizneseve dhe i ekonomisë është një perpetua mobile e vetë tregut, dhe ai realizohet nga vetë agjerntët e ekonomisë. i vetmi rol i qeverisë mund të jenë politikat me nivelin e taksave. Por taksat do jenë progressive për të gjithë. Asnjë fjalë dhe asnjë resht nuk thuhet për diferencim sektorësh apo për politika aktive fiskale drejt sektorëve prioritarë. Modeli i taksës progressive gjurmon kush fiton më shumë dhe larg qoftë të fitojë dikush në sektorët prioritarë. Përkundrazi, parim i deklaruar i politikës së taksave do të jetë se ajo “do të garantojë respektimin e deficitit buxhetor…” (fq32). Pra e thënë troç politika e taksave, rritja apo ulja e tyre do të ndjekë kurbën e oreksit të qeverisë për të shpenzuar. Dhe të gjitha qeveritë kanë oreks të pakufishëm për të shpenzuar. Atëhere si do të jetë aktive qeveria për të ristrukturuar ekonominë sipas planeve të saj? Do të bëjmë edukim ekonomik thuhet në program dhe më tej përmes “mbikqyrjes dhe rregullimit të tregut” (fq 31) edhe pse diku më lart deklarojnë se do pakësojnë ndërhyrjet dhe thellojnë lirinë e tregut. Sa për ti vënë dhe gjymtyrë këtij mysybeti deklarojnë se sektorët prioritarë të këtij modeli ekonomik i kanë zbuluar dhe do të jenë manifaktura, energjia, turizmi, bujqësia dhe agroindustria, arsimi dhe shërbimet. Dmth vetëm industria, tregëtia, transporti dhe ndërtimi jo. E vetmja gjë e padëgjuar ndonjëherë është fakti se kjo qeveri do shndrojë arsimin nga një sector të shërbimeve publike në një sector të rëndësishëm të tregut dmth që tregu i shitblerjes së arsimimit të jetë më i rëndësishëm fjala vjen se edhe industria!? Katër prej sektorëve të mësipërm kanë qenë prioritete në modelin e qeverisë Berisha: Bujqësia e agroindustria, energjia, manifaktura dhe turizmi. Dhe modeli i taksës së sheshtë dhe unike jo vetëm që krijoi mundësinë e ristrukturimit të tregut drejt sektorëve më rentabël e konkurues në shkallë rajonale, por mundësoi qeverinë të marë politika të diferencuara për sektorët prioritarë. Bujqësia mbeti jashtë taksimit direkt dhe ju hoq TVSH për makineritë bujqësore, për materialet mbjellese, farnat, fidanët, rasatët racorë duke sanksionuar së fundmi edhe pagimin me lekë në dorë të TVSH për plehrat dhe për akcizën e karburanteve në punimin e tokës. Nuk po përmend këtu investimet në sektorin e bujqësisë dhe infrastrukturën rurale pasi janë të njohura. Programi që po diskutojmë, ndryshe nga sa u tha në fushatë bën fjalë për vendosjen e tvsh në masën 10% të të gjithë imputeve bujqësore. Po kështu për industritë agropërpunuese nuk deklarohet asnjë masë e re mbështetëse. Veç rivendosjes së TVSH me tarifë të reduktuar për bujqësinë përmendet me shifër investimi prej 160 ml USD, sipas programit dhe marveshjes tashme të firmosur e miratuar në parlament si linjë kredie nga Banka Botërore dhe asgjë tjetër. Po ashtu sektorët e tjerë të deklaruar si prioritarë me fjalë, nuk kanë asnjë vëmendje shtesë, përkundrazi as nuk deklarohet ruajtja e statusit të sotëm fiscal preferencial që gëzojnë. Bile energjia do ti duhet të përballet edhe pezullimet e paranjoftuara të licencave të koncensionimit. A e dini të nderuar qeveritarë rishtarë se modeli i taksës së ulët e të sheshtë krijoi në Shqipëri ekonominë e eksporteve e cila udhëhoqi ritjen tonë ekonomikë në kushtet e krizës historikisht më të thellë të europës dhe më gjerë. A edini se në vitin e kaluar shkalla e mbulimit të importeve me eksporte ariti në gjysmën e vlerës nga 17% që zinte në vitin 2005 dhe deficit tregëtar i vendit është ulur me një të tretën. 4 herë më shpejt u ritën eksportet tona na krahasim me ekonomitë e rajonit në periudhën 2009-20012. Dhe kjo ekonomi nuk ka nevojë për ritje progressive të taksës por për mbështetje të mëtejshme. Ju të nderuar qevritarë, që gjer sot në opozitë, dhe bile dhe në program e keni shkruar, me shumë pathos na keni akuzuar se në tregëtin ndërkombëtare eksportet e ushqimeve janë sa 1/7 e importit të tyre dhe me të drejtë që kjo balancë duhet përmirësuar shpejt si një mundësi për të mbështetjen ritjen e ekonomisë së vendit, punësimit e mirëqënies. Por a e dini që ky raport ka qenë 1/12 në 2004. Si mendoni ta përmirësoni më tej këtë raport kur në programin tuaj kini rivendosur TVSH të reduktuar për imputet bujqësore dhe blegtorale dhe keni vendosur përgjysmimin e TVSH për importet e mallrave ushqimore që janë prodhime për fermerët tanë? Si mund të jetë konkureuese bujqësia dhe agroindustria jonë në këto kushte? Dhe këtë politikë e konsideroni të përshtatshme për një sector prioritar? Në programin tuaj ekonomik dhe në demagogjinë tuaj politike, programi dhe premtimet tuaja për punësim duket se kanë ngjallur më shumë debat. Se në fakt është i vetmi objektiv i shifruar në program. 300 mijë vende të reja pune përballë 1 milion të papunëve sipas jush. Dhe të gjithë bëjnë hesap se ku do gjenden e ku do investohen rreth 3 mld euro të nevojshme për këtë. Në të vertëtë programi juaj i punësimit nuk ka nevojë as për miliardat e eurove dhe as për aq vende pune shtese. Nga këto 300 mijë vende të reja pune qeveria e re thotë se 155 mijë do të jenë të vetëpunësuarit e rinj të bujqësisë dhe 62 mijë të tjerë do jenë ata që marin sot ndihmën ekonomike dhe që kjo qeveri du tua japë vetëm kundrejt punëve komunale që duhet të bejnë. Në 4 vjet premton se do të punësojë rreth 80 mijë një numër ky dukshëm më i ulët nga dinamika e krahëve të reja të punës. Kjo do të thotë, nëse flasim me gjuhën e qeverisë, pas katër vjetësh me hesapet alla Rama të papunët do të jenë mbi 1.2 milion. Ky është programi i punësimit për të cilin do ngryset e gdhihet për 4 vjet Rama. Të njëjtin fat kanë edhe premtimet e tjera tullumbace të fushatës së Ramës. Bizneseve të vogla do tu heqë taksën por do tu ruajë tatimin mbi të ardhurat i cili do jetë sa gjysma e tatimit të fitimit që paguajnë bizneset e tjera. Në të vërtetë dhe deri më sot biznesi i vogël ka paguar vetëm këtë të fundit edhe pse ka parapaguar atë gjatë vitit si taksë mbi biznesin e vogël. Nuk ka paguar tatim tjetër mbi të ardhurat personale. Në fushatë u tha se do të jetë 5% e të ardhurave neto, në program thuhet sa gjysma e biznesit të madh. Por sa do jetë realisht? Askush nuk e di sepse në program thuhet vetëm kaq: *Tatimi mbi fitimin e biznesit të vogël do të jetë reth 2 herë më i vogël se tatami mbi fitimin e biznesit të madh… *Tatimi mbi fitimin për biznesin e madh do të ketë një normë më të madhe se ajo aktuale për të reflektuar parimin e taksimit të ndershëm…” fq43. Dhe të dyja këto do të varen nga oreksi i qeverisë për të shpenzuar. Besoj se u sqaruan edhe ata që thonë se nuk do ketë ritje taksash mbi biznesin dhe ata që u gënjyen me uljen e tyre. E di që kritikat tona për modelin ekonomik që parashtroni sot i konsideroni të motivuara politikisht dhe ca më shumë të atakuara nga ish qeveritarë. Në fakt nuk po ushtrojmë detyrimin tonë qytetar për tiu paralajmaruar pa thënë asgjë më shumë nga ajo që iu thanë ekspertet e miqte tuaj disa ditë të shkuara, se ky model siç po e paraqisni shanset e dështimit i ka mbi 95%. Fakti që sot flisni në kohën e ardhshme nuk ju lehtëson aspak nga pesha e përgjegjësisë së dështimit të tij. Dhe ky shqetësim për ne është në rritje pas leximit të këtij programi, pasi jo vetëm se nuk gjejmë të pasqyruara një sërë çështjesh të cilat janë shumë të rëndësishme në një program qeverisës në këto rethana, dhe për të cilat ju jeni deklaruar se do ti trajtoni, por sepse ne dyshojmë se ju i harroni me qëllim programimin dhe vendosjen e objektivave shifrorë dhe afateve të zbatimit, siç harruat me qëllim angazhimin tuaj se të nesërmen e fitores suaj do të kishit marveshje me FMN. Së fundi, ajo që ne po u themi sot kur ju flisni në kohën e ardhme, është gjithashtu thjesht kujtesë për ju dhe për qytetarët, se jeni larg si distancë dhe shumë të xhvendosur nga moria e premtimeve pa kufi në këmbim të të cilave morët votën e shqiptarëve. Ne do tju monitorojmë në çdo hap dhe do tu ballafaqojmë çdo ditë me nivelet e arritura dhe jo me vitin zero siç doni ju, me standartet e kërkuara dhe jo dëshirat revanshiste që shpalosni ju, me angazhimet e mara dhe jo me palo objektivat që i caktoni vetes ju. Dhe çdo ditë e më shumë numri i atyre që na japin të drejtë për mos votimin e këtij programi do të ritet e do bëhet shumica e shqiptarëve.
Posted on: Sat, 14 Sep 2013 21:23:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015