Tek vija ne pune ne makine dhe peisazhi urban lebyrej xhamave te - TopicsExpress



          

Tek vija ne pune ne makine dhe peisazhi urban lebyrej xhamave te makines, rituali i sotem ishte po ai. Degjoj Radio BBC dhe befas nje lajm: "Albania the most corrupted country in the World" sipas "International Transparency"; sa keq me tha nga brenda dicka dhe u ndjeva i turperuar nga pafuqia ime per te bere me shume se sigmatizimi. Dhe me tej u vijua me njoftimin se Kryeministri i ardhshem i Shqiperise ne emisionin me te ndjekur dhe me te veshtire, qe vlene si nje burse qe kuoton vlerat e leadership -it botrore, pra ne "Hard Talk". Mbajta fryme te degjoja. Spikerja me nje anglishte prej gjuhe nene, ndersa Zoti Rama vetem ne fillim pati nje sintakse te kthjellet, kur pranoi se ne cilen gjendje po e merr vendin si te korruptuar, dhe se Shqiperia ka te ardhme sepse ka potenciale dhe nje numur te madh, ose me sakt si tha ai, eshte i panumurt kontigjenti i njerezve te talentuar. Me tej? Nje anglishte e lodhur pa muzik logjike me nje sintaks shqipe dhe me perseritje fjalesh. U zbeha ne sedilje me pafuqine e tij. Zeri i zonjes angleze me vinte i fresket shpotites dhe kurajoz. Me kujtua me nje here biseda e saj para ca vitesh me Zotin Sali Berisha, se si e carmatosi, e zhveshi ne logjik dhe e la cullak ne argumente. Dhe gjestet me duar e me kembe te tij, deri ne lodhje e keqardhje. Dhe po e njejta atmosfere, Zoti Rama qe nuk e linte ate zonje te mbaronte fjalen por nderhynte no no no no, dhe fillonte As I said, ....ketu mbaron filmi Zoti Rama. Ate qe ti kishe thene ajo e dinte e kishte memorizuar dhe te duhej argument i ri i mjaftueshem dhe bindes. Moderatoria kembengulli tek 21 Janari dhe vrasja e 4 demostruesve, duke perdorur nje gjuhe te ashper kur tha , ata u vrane nga gardistet qe mbronin -Zyren e Sali Berishes. Pra nuk tha institucionet. Dhe me tej e sulmoi Zotin Rama hapur. A do te shkoje ne gjykate Zoti Berisha si keni thene ne kohen kur ndodhi ngjarja? Zoti Rama serish qe perseriste se ne besojme tek nje drejtesi e pavarur, se ne do te mbeshtesim familjet e viktimave. Por anglezja nuk e falte, ke thene ndryshe dy vite me pare dhe tani do te jesh ne qeveri me Ilir Meten qe ishte ne qeverine e 21 Janarit? O zot thashe me vete sa mire qe jam ne valet e radios se nuk do te me vinte mire te shikoja zbehjen e Zotit Rama. Po per korrupsionin a do te shkoje njeri ne gjykate si do ta luftoni? Dhe Zoti Rama me anglishten qe iu mek vijoi; -Ne do te ngreme nje sistem te tille qe do te kufizoje ne maksimum mundesine e korruptimit." E njejta gje, qe thoshte Zoti Berisha, qe me prokurimin elektronik, nuk mund te besh me korrupsion. Kur gjuha mbetet, mendimi nuk eshte i qarte. Korrupsioni zoti Rama fillohet me veten qe te mos te ndodhi si dikur me ish kryetarin e bashkise se Parisit dhe ish-kryeministrin francez Jaque Chiraque, qe u kap me 200.000 $ cash dhe per kete shkak neper Paris bridhte me hare shprehja "Jam Jar Dilemma! qe do te thote se po hengre recel ne kavanoze pa luge, sado qe ti pastrosh buzet cepat e tyre mbeten te ndrakura. Ajo zonja angleze dinte me shume per Zotin Rama dhe Rilindasit e tij se sa ua merr mendja atyre! " E hoqa radion nga BBC se nuk po ndjehesha mire dhe e kalova ne CD me Requeimin e Moxartit qe eshte disku muzikor imi ne keta muajt e fundit. Me muziken klasike ne makine stresi mu hollua deri sa mbrita ne pune! Po e ndaj me Ju miqt e mi kete perjetim te trishte si vranesira e kesaj dite korriku qe nuk eshte se jep shume gezim dhe enthuziazem!
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 10:06:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015