Tekniku italian Gianni De Biasi ka rinovuar paraditen e sotme - TopicsExpress



          

Tekniku italian Gianni De Biasi ka rinovuar paraditen e sotme kontratën me FSHF-në për të vazhduar drejtimin e Kombëtares Shqiptare. Në një konferencë për shtyp të zhvilluar në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit, De Biasi ka falenderuar FSHF për besimin për drejtimin e Kombëtares Shqiptare. Kontrata 2-vjeçare parashikon një rritje page dhe të drejtë rinovimi të saj në rast kualifikimi në Europianin 2016. Nga ana tjetër, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vlerësuar punën e trajnerit italian. Vlerësuam punën e De Biasit dhe të stafit të tij. Shpresojmë në një kualifikim për Europianin 2016. Përsa i përket pagës, kontrata përfshin një rritje simbolike, u shpreh Presidenti i FSHF
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 09:57:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015