Terapite natyrore: Vera, mjeku i mrekullive Cilësitë - TopicsExpress



          

Terapite natyrore: Vera, mjeku i mrekullive Cilësitë terapeutike të verës Studiuesit e Universitetit të Milanos prezantojnë një zbulim shumë të rëndësishëm: vera redukton infeksionet pneumonare. Substancat e tjera luftojnë plakjen dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Një në veçanti është eksperimentuar dhe mund të bëhet një ilaç që mund të shpëtojë jetën sepse mund të kurojë tumoret. Ndër të tjera kura e rrushit kuron edhe celulitin... Vera e kuqe lufton mekanizmat biologjike të plakjes. Me pak fjalë, na ndihmon që të mbetemi gjithmonë të rinj. Për më tepër, përmban substanca të cilat mund të parandalojnë zhvillimin e tumoreve të formave të ndryshme, veçanërisht atë të prostatit. Një ekip studiuesish të Universitetit të Milanos, të drejtuar nga profesor Stefano Centanni, ka treguar (një risi botërore absolute) se vera e kuqe redukton me 50 për qind sëmundjet pneumonare, të cilat janë të provokuara nga pirja e duhanit. Lajme të mira nga studime biomjekësore, teksa ka filluar stina e vjeljes. U referohemi shkencëtarëve me nivel ndërkombëtar, të cilët na sqarojnë një koncept: studime dhe kërkime tregojnë të mirat që përftohen nga pirja e verës së kuqe, por edhe me konsumin e kësaj të fundit nuk duhet që të teprohet. Ndërkohë që është duke dalë një kurë e re: quhet kura e rrushit (ampeloterapia, nga greqishtja ampelos do të thotë hardhi), e cila "premton" kurimin e atyre që vuajnë nga nefriti, azotemia, edema, shqetësime të tensionit të lartë dhe dermatoza. Së fundi ka ardhur nga studiuesit e verës receta që do të largojë përfundimisht celulitin. Kura e rrushit është krijuar në Francë, në zonën Bordeaux, me iniciativën e Mathilda Cathiard. Ideja ishte studimi i kokrrës së rrushit në planin e kontrollit mjekësor. Në vendin fqinj, Itali, qendrat më të njohura janë ferma e bukur "Vecchio muline" (Mulliri i vjetër) në Treviso, si dhe qendra në Trentino. Sipas studiuesve, ekzistojnë disa substanca të cilat quhen proteina Sir2, të ngjashme me sirtuinën, të cilat kanë një rol thelbësor në mekanizmin e kundër plakjes. Një studim, i cili vjen nga Shtetet e Bashkuara, i realizuar nga profesor David Sinclair i Universitetit të Harvardit në Boston, ka vërtetuar se një nga substancat më efikase për të aktivizuar sirtuinën, pra për të luftuar plakjen, ndodhet pikërisht në këtë pije, por atë të kuqen dhe jo të bardhën. Molekula luan rol shumë të rëndësishëm në qeliza dhe për këtë po studiohet nëse do të bëhet së shpejti ilaç. Dimë që pirja e verës së kuqe ul grumbullimin e trombociteve, ashtu si aspirina, por duket se luan rol kryesor në sëmundjet tumoriale. Motivi është shpjeguar menjëherë: në këtë pije ndodhet azoxinetano, një molekulë e cila është e përgjegjshme për tumoret e rënda. Kështu po studiohet si një parandalues, edhe pse për momentin nuk mund të themi nëse do të bëhet përfundimisht një ilaç ose jo. "Jemi duke folur për verë të kuqe, një produkt i cili përmban alkool: kështu që duhet të merret me doza të caktuara (të mos ta kaloni asnjëherë pirjen e më tepër se gjysmë litri në ditë). Sidomos te të rinjtë duhet të kontrollohet konsumi i saj", nënvizon doktori. Për sa i përket fuqisë terapeutike të pijes, substancës së cilës i referohet profesor Garatinni, vlen që të përmendim studimin e një ekipi kërkuesish të Bethesda, që është prezantuar në "International Journal of Cancer": "Konsumi normal i verës së kuqe prezanton një faktor mbrojtës për sa i përket karcinomës në prostat". Por eksperimentimi klinik vazhdon ndërkohë dhe jemi në pritje të rezultateve të reja. Nga Italia vjen risia më interesante. Bëhet fjalë për një studim të koordinuar nga profesor Stefano Centanni dhe të realizuar nga profesor Pierachille Santus, të cilët janë pedagogë të pneumonologjisë në Universitetin e Milanos. "Dimë që në verën e kuqe kanë qenë të pranishme substanca antioksiduese, kështu që jemi duke vërtetuar efektin e saj në rastin e bronkopneumonisë kronike, që zakonisht prek mushkëritë e personave duhanpirës. Pirja e duhanit është armiku kryesor i sëmundjeve të mushkërisë. Kemi vënë re se vera ka efekt antioksidues", tregon profesor Centanni. "Ndërkohë që e kemi eksperimentuar këtë gjë dhe rezultatet kanë qenë shumë surprizuese. Në bazë të eksperimenteve klinike është pakësuar me 50 për qind zhvillimi i sëmundjeve pneumonare, të shkaktuara nga pirja e duhanit.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 14:39:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015