Tevez i lumtur në Torino Problemet dhe polemikat duken vite - TopicsExpress



          

Tevez i lumtur në Torino Problemet dhe polemikat duken vite drite larg për Carlos Tevez, emri i të cilit sigurisht që nuk i bën të buzëqeshin tifozët e të dyja krahëve të qytetit të Manchester-it. Duket se Juventusi është skuadra që i riktheu buzëqeshjen apashit, i cili ka gjetur një vend titullari në folenë bardhezi. “Luaj me shumë dëshirë, njëlloj sukur isha fëmijë në lagjen time, pa menduar shumë për fanelën që mbaj me numrin 10. Kisha idenë e gabuar se në Itali nuk vrapohej dhe futbolli ishte i ngadaltë por nuk është aspak kështu sepse këtu luhet futbolli më i vështirë nga të gjitha ato kampionate që kam provuar. Këtu trajnerët kujdesen shumë për detajet, punohet shumë në aspektin fizik dhe taktik”. Numri 10 mbi shpatulla është një trashëgimi që duhet respektuar sepse më parë e kanë mbajtur edhe Platini, Baggio e Del Piero, por Tevez thekson se nuk i peshon aspak. “Nuk mund të mendoj për historinë kur luaj sepse do ta fusja veten në telashe, prandaj luaj sikur jam në lagjen time. Ambjenti juventin të jep përshtypjen e një familjeje të madhe. Të gjithë janë të bashkuar dhe ky është shkaku që Juventusi rritet përditë e më shumë”. Kohë më parë, argjentinasi u shpreh se do të tërhiqej në moshën 28-vjeçare. Tani është 29 dhe detyrohet të bëjë një hap pas duke u shprehur se kënaqësia që i jep futbolli në këto momente e mban ende në fushat e lojës.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 16:19:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015