Thaqi e Muja, fitorja e radhës pa balotazh Kryeministri i - TopicsExpress



          

Thaqi e Muja, fitorja e radhës pa balotazh Kryeministri i Republikës së Kosovës,z Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, gjatë tërë ditës së sotme ka vizituar disa fshatra të Anadrinisë dhe disa lagje të qytetit të Prizrenit Në takimet e realizuar me qytetarë ka folur për investimet që Qeveria e Kosovës dhe ajo e kryetarit të Komunës,Ramadan Muja, i ka bërë në Prizren. Kryeminitri i vendit tha se qyteti i Prizrenit sot është bërë me Universitet falë përkushtimit të Qeverisë së Kosovës dhe kërkesës së kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. Ju e dini se në mandatin tonë në Prizren është hapur Universiteti Publik. Nuk ka qenë e lehtë, por ne kemi qenë të përkushtuar që të realizojmë premtimin e dhënë, por edhe kërkesën e kryetarit Muja, që të themelohet Universiteti Publik në Prizren”, tha ai. Thaçi tha se edhe ndërtimi i autostradës në Prizren, ka filluar falë partneritetit të mirë që Qeveria e Kosovës ka pasur me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. “ Për të realizuar një projekt Kryeministrit i duhet edhe një partneritet me kryetarin e Komunës. Muja ka qenë njëri nga kryetarët që ka sjellë projekte më së shumti në Qeverinë e Kosovës, prandaj edhe i kam mbështetur dhe do t’i mbështesim edhe në të ardhmën”. Thaçi në çdo takim që ka pasur me qytetarë, ka kërkuar që me 3 nëntor t’i besohet edhe mandati i tretë Mujës. Kryetari i Komunës Ramadan Muja, njëherësh kandidat i PDK-së për Prizren, tha se në dy mandate janë bërë punë të mëdha në Prizren. Ai i ka ftuar qytetarët që me 3 nëntor të votojnë sërish PDK-në. “Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmën”, tha Muja. Gjithashtu gjate orëve të pasditës kryetari Muja i shoqëruar nga kryeminitri Thqi, ministri Hoxha, deputet, Selimi e Hasni, moren pjesë, në tubimet elektorale në lagjen “ 28 Nëntori” dhe në lagjen e “Trimave” Gjatë këtyre tubimeve elektarale kryeministri Thaqi, u shpreh i sigurt në fitoren e radhës të kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Ramdan Muja. Prizreni ka ndryshuar gjatë qeverisjes gjashtë vjeqare të kryetarit të komunës Ramdan Muja dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Janë ndërtuar rrugë, shkolla, ambullanca, hapsira te lira e siperfaqe të gjelbruara, janë hartuar plane rregulluese, është zhvilluar turizmi si një segment i rëndësishëm për zhvillim ekonomik lokal, qytetarët e komunës së Prizrenit jetojnë shumë më mirë se para gjatë viteve, u shpreh Kryeminitri Thaqi. Ndërkaq kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit Prof.Dr. Ramdan Muja, tha se çdo ditë e punës sime si kryetar i komunës së Prizrenit, ka qenë është dhe do mbetete, bashkëbisedim, bashëvendimarrje, dhe konsultim me ju të nderuar qytetar të komunës së Prizrenit.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 00:00:37 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015