Thaçi për prokurorinë është prift! Prokuroria e Kosovës - TopicsExpress



          

Thaçi për prokurorinë është prift! Prokuroria e Kosovës dhe e BE-së e trajtojnë kryeministrin Thaçi si prift. E prifti është i privilegjuar! Prifti e gëzon privilegjin e komunikimit me mëkatarë dhe çfarëdo sekreti që ti tregosh priftit, mbetet te prifti, ai nuk bëhet dëshmitar në gjyq, dhe i ruan fshehtësitë e kriminelëve të privilegjuar, dhe të penduar kur ia tregojnë atij prapa dritares me perde të dhomës së rrëfimit në kishë. Prandaj, të gjithë vuajmë për një prift, për ta shfrytëzuar si vesh që dëgjon mëkatet tona, dhe na çliron shpirtërisht, kur i merr vesh mëkatet tona ideore, emocionale, apo veprimet tona joligjore, sepse e dimë që priftit i lejohet të ruaj fshehtësi kriminale dhe nuk konsiderohet bashkëfajtor që sekretet e kriminelëve të penduar nuk i ndan me policinë! Nëse Thaçi për prokurorinë e Kosovës dhe të BE-së është prift që ka të drejtë të dijë kush është vrasës dhe vrasësin ta mbaj fshehur nga policia, e të bëhet dorëzan që garanton paqe ndërmjet dajës së tij dhe Gani Gecit, atëherë Kadri Veseli është Papë, i cili ruan në Papatin e tij fantom sekretet kombëtare të dosjeve të popullit të Kosovës, dhe ato sekrete i ndan vetëm me fuqitë e mëdha!
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 08:48:55 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015