The Guardian: Toni Bler, gati të këshillojë qeverinë e re të - TopicsExpress



          

The Guardian: Toni Bler, gati të këshillojë qeverinë e re të majtë në Shqipëri E përditshmja e njohur britanike, “The Guardian”, shkruan se ish- kryeministri britanik, Toni Bler, pritet që të bëhet këshilltar i qeverisë së re socialiste në Shqipëri, të drejtuar nga Edi Rama. Në shkrim thuhet se edhe ish- drejtori i komunikimit i Bler, Alester Kembëll ka ofruar këshilla për Partinë Socialiste, që kryeson sondazhet dhe është gati që të kthehet në pushtet pas vitit 2005. Megjithatë gazeta shkruan se ndikimi i Toni Blerit, pavarësisht se ai është një figurë popullore në Kosovë, do mbetet i vogël në këto zgjedhje. Lutfi Dervishi thotë për “The Guardian” se ai nuk do ndikojë si figurë, pasi zgjedhjet në Shqipëri vendosen për çështje të brendshme. Gazeta shkruan se që prej rënies së regjimit komunist, zgjedhjet janë shoqëruar me dhunë, intimidim dhe manipulim. Gazeta thekson se edhe në vitin 2009, opozita socialiste akuzoi kryeministrin Berisha për vjedhje të zgjedhjeve. Gazeta shkruan se Berisha ka qenë dikur mjeku personal i Enver Hoxhës. The Guardian thekson se Rama pritet gjerësisht që të mposhtë Berishën, që ka dominuar skenën politike për dy dekada. “Një anketë e fundit i jep aleancës së Ramës 50 përqind të votave, shtatë pikë përpara koalicionit të Berishës,” shkruan gazeta.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 08:14:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015