The rugged and imperfectly known territory of Epirus has, at - TopicsExpress



          

The rugged and imperfectly known territory of Epirus has, at various periods, given birth to many remarkable personages. Among those personages there are three, who, born in ages far remote from each other, occupy a prominent station in historical record; the martial and conquering but magnanimous Pyrrhus, the patriotic and invincible Scanderbeg, and the subtle, and sanguinary Ali of Tepeleni. Toka e ashpër dhe jo e mirënjohur e Epirit, ka lindur në kohë të ndryshme shumë personazhe të shquara. Midis atyre jane tre, të cilët të lindur në kohë shumë të largta njëra nga tjetra, kanë një vend të mirënjohur në rekordin historik: Pirro, luftarak dhe pushtues por shpirtmadh, Skenderbeu, patriot dhe fitimtar, dhe Aliu i Tepelenës i mprehtë dhe i përgjakshëm. Pashaj i Janines u be nje pike e rendesishme e kontaktit midis Europes perendimore dhe orientit Osman ne fundin e dyte te shekullit 18 dhe fillim shekullit 19 . Trojet Ilire e gadishulli Ilirik sherbyen si ure jo vetem gjeografike , por edhe ekonomike e kulturore ne mes lindjes dhe perendimit . Interesat imperialiste te fuqive te medha shikonin ne kete rajon edhe interesat e tyre ekonomike , politike, ushtarake e strategjike , per shkurtimin e rrugeve per ne lindjen e larget . Britania si forca me e madhe ushtarako – detare e kohes shikonte detin Mesdhe dhe gadishullin Ilirik me ishujt e shumte si nje rajon kyc per interesat e saj imperialiste e hegjemoniste ne kontrollin e rrugeve detare tregtare drejte lindjes se afert e te larget Ali Pasha punoj e luftoj per te fituar sundimin mbi jugun e Shqiperise dhe Epir deri edhe gadishullin e Mores ( Peleponez ) te gjithe keto troje ishin te banuar nga Shqiptare . Ai u be sundimtar I plotfuqishem I nje territori rreth 55 mije km/2 nga Shkumbini deri ne gadishullin Peleponez ( More ) e nga lindja deri ne Thesali e Oher nga viti 1787 – 1820 . Vetem Athina dhe pjesa perreth Atikes nuk ishin nen kontrollin e tij . Keshtu qe Aliu ishte fqinji me I afert lindor I Europes perendimore . Kjo afersi solli shume pasoja si kulturore , ekonomike e politike ne mardheniet ne mes tij e perendimit , pjese e se ciles ishte ne syte e perendimit . Nga pikpamja diplomatike , kjo afersi e coj Aliun ne vendosjen e kontakteve direkte diplomatike me fuqite e medha Europiane , sidomos Britanine , francen , Rusine e Austrohungarine . Aliu forcoj lidhjet edhe me pashallekun e Shkodres I cili ishte forcuar shume dhe po punonte hapur per shkeputje nga Stambolli si ne kohen e Kara mahmut Bushatliut apo Mustafa Bushatliut . Luftrat Ruso – turke ndikuan ne forcimin e mardhenieve dhe bashkepunimin e dy pashalleqeve kryesore Shqiptare ate te Shkodres dhe Janines . Si Britania dhe Franca vendosen mardhenie diplomatike direkte me Janinen dhe me Shkodren duke emeruar edhe konsuj rezidente ne Janine , te dyja donin te fitonin perkrahjen e pashajt dhe e konsideronin pashane e Janines si factor madhor ne gjeopolitiken e kohes . Franca e Bonapartit ishte fqinji me i afert i Aliut pasi traktati i Kampo Formiso i dha francezve kontrollin e 7 ishujve Joniane ne vitin 1805 pas fitores se Napoleonit mbi forcat austriake ne betejen e Austerlicit e cila perfundoj me marrjen e Dalmacise nga Franca dhe krijimin e Ilirise Dalmate . Natyra dhe permbajtja e negociatave diplomatike midis ketyre fuqive te medha dhe Aliut deshmojne se ne te vertete ai konsiderohej factor dhe shihej “ de fakto “njesi politike e pavarur e sovrane . Keto negociata bene gjithashtu te qarte se Europa perendimore ishte e corientuar nga fuqia ekonomike dhe ushtarake e Aliut , dhe shihte te ai nje armik te mundeshem ne rritje , duke pase edhe idene e bashkimit te vilajeteve Shqiptare e krijimit te Ilirise , e duke njohur strukturen e popullsise dhe historine e tij Ilire( Shqiptare ) ne tere gadishullin Ilirik .. Materialet diplomatike perendimore te periudhes ndermjet fundit te shekullit 18 dhe fillimit te shekullit 19 lene te kuptojsh se behet fjale per nje perspective me komplekse . Guvernatoret e krahinave e pashalleqeve si Ali Pasha , Kara Mahmut Bushat dhe Mehmet Aliu i Egjiptit ishin forcuar shume dhe perfaqesonin nje kercenim serioz per absulutizmin Osman , por imazhi qe ato i impononin Europes . Franca e Britania ndjenin nje fare kercenimi direct dhe kete kercenim Franca e provoj kur Aliu i drejtoj armet dhe me lufte morri Butrintin , ato e ndjenin se Aliu kishte pozita dominuese ne rajon , ai kishte edhe pozita te favorshme ne kontaktet diplomatike . Keto guvernatore nuk ishin vetem shenja e dobsimit te perandorise osmane , ato benin ne vetvete nje pengese te re dhe te frigshme per synimet perendimore mbi territoret osmane ne gadishullin Ilirik e Mesdhe . Nga pikpamja kulturore afersia e Aliut me perendimin pati pasoja te dyfishta , se pari , ajo afersi e beri Aliun nje figure popullore dhe nje figure qendrore te madhe letrare , historike e politike , aq sa krahasohej me Bonapartin , figura e Aliut ishte shume ne mode per kohen dhe se dyti territori i Aliut shtrihej ne nje pozicion teper kyc ne rajon , ai kontrollonte tere Mesdheun .
Posted on: Mon, 31 Mar 2014 12:41:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015