Themelimi i Universitetit të Gjilanit, do t’i zhvendos, që nga - TopicsExpress



          

Themelimi i Universitetit të Gjilanit, do t’i zhvendos, që nga 1 shtatori, nxënësit e shkollës së mesme të bujqësisë “Arbëria” dhe shkollës së mesme të mjekësisë “Asllan Elezi”, për mbajtje të mësimit në objektin e gjimnazit të vjetër, ka njoftuar drejtori në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), Bujar Nevzati. Nxënësit e këtyre dy shkollave, sipas Nevzatit do të mësojnë në dy ndërrime të pasdites, ndërkaq nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta të gjimnazit “ Zenel Hajdini”, do të mësojnë në objektin e ri, nxënësit e shkollës së mesme të artit pamorë do të mësojnë edhe këtë vit në shkollën fillore në “Lagjen e 8”, ndërkaq, nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “ Marin Barleti”, do të vazhdojnë mësimin në objektin paraprak.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 07:54:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015