Thirrja e ezanit dhe ikametit në veshët e - TopicsExpress



          

Thirrja e ezanit dhe ikametit në veshët e fëmijës....... Kushdo që studion legjislacionin islam, padyshim që do të vërejë, se ky legjislacion e lidh njeriun që në fëmijëri me Zotin, Krijuesin e universit. Është në traditën dhe nga porositë e Profetit a.s, që me të lindur një fëmijë, ti thirret ezani në veshin e djathtë dhe ikameti në veshin e majtë. Kështu fëmijës i jepet rasti, të dëgjojë fjalët e besimit në një Zot, që në çastet e para të ardhjes në këtë jetë. Por edhe kur shkëputet nga jeta e kësaj bote, njeriut i kujtohet sa më shpesh fjala e dëshmisë “La ilahe il-lallah.” Diçka e tillë është porosi e vetë Profetit a.s.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 05:01:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015