Thënie dhe citime nga vepra e Frojdit/ « Doktrinat fetare janë - TopicsExpress



          

Thënie dhe citime nga vepra e Frojdit/ « Doktrinat fetare janë që të gjitha iluzione, të patregueshme, ku askush nuk është i detyruar ti shohë si të vërteta dhe ti besojë ato. Disa prej tyre janë të pabesueshme dhe me shumë kontadiksione në gjithshka që i përbën. Eksperienca na ka mësuar me mundim realitetin e kësaj bote ndryshe nga këto teori që duke patur parasysh ndryshimet psikologjike mund ti krahasojmë ato me ide delirante. Në shumicën e këtyre doktrinave nuk mund të gjykojmë në vlerën e së vërtetës ». (« Aveniri i një iluzioni ») « Kur bëhet fjalë për çeshtjet fetare, njerëzit ndjehen fajtorë për të gjitha të këqiat e mundëshme të këaj bote. Filozofët tjerrin domethënien e disa fjalëve gjersa ato të ruajnë diçka nga kuptimi i origjinës së tyre. Ata quajnë Zot abstraksionet e vagëta që janë krijuar, dhe tashmë, përballë botës së Zotit dhe besimtarëve që besojnë tek ai, ata mund të krenohen se kanë njohur një lloj koncepti më të pastër e më superior mbi Zotin, edhe pse ky Zot është veçse një hije pa substancë ». ( « Aveniri i një iluzioni ») « Ne kemi pikasur se deformimi qe a pengon të kuptojmë ëndrën është efekt i një çenzure që e ushtron veprimin e saj kundër dëshirave të papranueshme dhe inkoshiente ». Por ne nuk kemi pohuar natyrisht, se çenzura është i vetmi faktor që krijon deformimin. Studimi më i thellë i ëndrës na lejon në fakt të kostatojmë që në këtë gjë, në shfaqjen e këtij fenomeni, marin pjesë dhe faktorë të tjerë krahas çenzurës.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 05:50:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015