Thënie dhe përvoja të Hazret Mesihut të Premtuar a.s. në - TopicsExpress



          

Thënie dhe përvoja të Hazret Mesihut të Premtuar a.s. në lutje Hazret Mesihu i Premtuar a.s. duke treguar realitetin e lutjeve thotë: Realiteti i lutjes është ekzistenca e një lidhjeje tërheqëse midis robit të sinqertë dhe Krijuesit të tij. Domethënë, së pari mëshira e Zotit të Lartësuar e tërheq robin e Tij drejt Vetes. Pastaj joshja që del nga sinqeriteti i robit bën që Zoti t’i afrohet më shumë dhe mbasi që krijohet një lidhje e veçantë në çastin kur bëhet lutja, shfaqen rezultate të çuditshme. Kështu që, kur robi ndodhet në ndonjë vështirësi shumë të madhe dhe ai, me besim të përsosur, me shpresë të përsosur, me dashuri të përsosur, me besnikëri të përsosur dhe me guxim të përsosur, përulet para Zotit duke qenë shumë i vetëdijshëm e duke i grisur perdet e errësirës, përparon në gjendjen e qenies së tij të hiçit, atëherë ajo që shikon para syve të tij do të jetë pragu i Zotit ku nuk shoqëron askënd me Të. Në atë moment shpirti i tij e vë kokën në pragun e Tij. Dhe ajo fuqia tërheqëse, që i është dhuruar robit, fillon ta tërheqë mirëbërësinë e Zotit. Atëherë Zoti i drejtohet për t’ia plotësuar qëllimin dhe efektin e lutjes së tij, ia shpërndan të gjitha atyre mjeteve materiale me të cilat krijohen ato mjete që janë të nevojshme për qëllimin e lutësit. (Barakat-ud-Du‘a, Ruhani Khazain, vol. 6, f. 9-10) Realiteti i disa kategorive të mrekullisë, në fakt është pranimi i lutjes. Ato mijëra mrekulli që kanë treguar profetët si dhe të gjitha gjërat e jashtëzakonshme që kanë treguar evlijatë (njerëzit e Zotit) deri më sot, kanë rezultuar se burimi i tyre në të vërtetë është lutja. Efekti i lutjes shpesh ka shfaqur gjëra të çuditshme e të jashtëzakonshme të krijimtarisë së Zotit. Ajo ngjarje e çuditshme që ndodhi në shkretëtirën e Arabisë kur u rijetësuan qindra mijëra të vdekur në një periudhë të shkurtër kohe. Ata që ishin të kequdhëhequr përgjatë brezave të tërë, veshën ngjyra Hyjnore; ata që ishin të verbër, fituan pamjen; ata që ishin memecë, filluan të flasin për kuptimin e Hyjnores, dhe bota pësoi një revolucion, i cili nuk ishte parë a dëgjuar më parë. A e dini se çfarë e shkaktoi këtë? Ishin përgjërimet gjatë netëve të errëta të dikujt që ishte i përhumbur pas Allahut, lutjet e të cilit lëshuan një britmë në gjithë botën dhe shfaqën të tilla mrekulli saqë dukeshin të pamundura në rastin e një të paarsimuari e të pa përkrahuri. O Allah zbrit mbi të dhe ndjekësit e tij bekimet dhe paqen Tënde sipas dhimbjes dhe ankthit që ai ndjeu për umetin e tij dhe hidh mbi të përgjithmonë dritën e mëshirës Tënde. (Barakat-ud-Du‘a, Ruhani Khaza’in, vol. 6, f. 10-11) Duke treguar përvojën e tij në pranimin e lutjeve, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë: Unë them edhe nga përvoja ime që efekti i lutjeve është shumë më i fortë sesa efekti i tipareve të ujit apo të zjarrit. Madje asgjë nga gjërat natyrore nuk është më shumë efektive sesa është lutja. (Barakat-ud-Du‘a, Ruhani Khazain, vol. 6, f. 11) Ai gjithashtu tha: Gjatë sprovave të ndryshme shihen tiparet dhe efektet e çuditshme të lutjeve. E vërteta është që Zoti ynë njihet vetëm me anë të lutjeve. (Malfuzat, vol. 2, f. 147) Mandej, efektin dhe fuqinë e lutjes që ndjeu Hazret Mesihu i Premtuar a.s. e përmendi me këto fjalë: Ajo lutje që bëhet mbas njohjes së përsosur të Zotit dhe lind me anë të bekimit të Tij, tiparet dhe ngjyrat e saj janë krejtësisht të tjera. Ajo është një gjë vdekjeprurëse; një zjarr i ndjeshëm; një fuqi magnetike për ta tërhequr mëshirën e Zotit; një vdekje që përfundimisht të ringjallë, një përmbytje e fortë, por në fund shndërrohet në varkë. Çdo problem rregullohet me të dhe çdo helm bëhet shërues me anë të saj. Të bekuar janë ata të burgosur që nuk lodhen duke u lutur, sepse do të lirohen një ditë. Të bekuar janë ata të verbër që nuk ngathen duke u lutur, sepse do të fitojnë të pamurit një ditë, Të bekuar janë ata që janë të varrosur, të cilët me anë të lutjes i kërkojnë ndihmën Allahut, sepse do të nxirren nga varret një ditë. I bekuar je ti kur nuk lodhesh duke u lutur, kur shpirti yt shkrihet dhe sytë e tu lotojnë duke bërë lutje, mandej ajo të ngjall një zjarr në gjoksin tënd, dhe për të gjetur kënaqësinë e vetmisë të çon në kasolle të errëta e në vende të shkreta dhe të çmend e të shqetëson ty jashtë mase, kështu ndodh, sepse më pas ti do të bekohesh. Ai Zot, drejt të Cilit ne të ftojmë ty, është shumë Bujar, shumë i Mëshirshëm, shumë i Hijshëm, shumë Besnik dhe i Vërtetë, që mëshiron ata që janë të paaftë. Prandaj edhe ti bëhu besnik dhe lutu me gjithë besimin dhe besnikërinë, sepse Ai do të të mëshirojë ty. (Lekçer Sialkot, f. 26-28, Ruhani Khazain, vol. 20 f. 222-223) Duke folur rreth realitetit dhe rëndësisë së lutjes në vende të ndryshme, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë: Ata (po fliste për disa njerëz) nuk dinë realitetin e lutjes dhe janë injorantë në efektin e saj. Dhe kur shohin që dëshirat e tyre boshe nuk u plotësohen, thonë se lutja është e kotë dhe pastaj e braktisin. (Malfuzat, vol. 2, f. 150) Edhe njeriu ka një helm siç e ka gjarpri. Shërimi i tij është lutja, me anë të cilës hapet një burim në qiell. Ai që është injorant në lutje është i vdekur. Ai që ka kaluar një ditë dhe një natë pa u lutur, i afrohet shejtanit. Çdo ditë duhet ta kontrollosh veten se “a e kam plotësuar detyrën e lutjes për sot apo jo?! (Malfuzat, vol. 3 f. 591) Nëse dëshironi që ju të jeni mirë dhe të keni paqe në shtëpitë tuaja, atëherë është mirë që të luteni sa më shumë. Mbushini shtëpitë tuaja me lutje, se Zoti nuk e shkatërron atë shtëpi në të cilën luten shumë. (Malfuzat, vol 3, f. 232) Mendova që t’ju tregoj burimin e bekimeve të Zotit. Ndërkohë Zoti më njoftoi duke diktuar në zemrën time që burimi i tyre është (ky ajet) “Ud’uni Astaxhib lakum” [d.m.th. “Më thërrisni Mua, Unë do t’ju përgjigjem.” (El-Momin, 40:61)] Askush nuk mund të shpëtojë nga mëkatet përveç me anë të bekimit të Zotit. (Malfuzat, vol. 3, f. 333) Rrënja e shenjës (mrekullisë) është lutja. Ajo është Ism-e-Azemi (Emri më i lartë) dhe mund ta ndryshojë botën krejtësisht. Ajo është arma e besimtarit dhe patjetër që është. Dhe është e sigurt që së pari ai duhet të kalojë gjendjen e përvuajtjes. (Malfuzat, vol. 3, f. 202) Ata që hyjnë në këtë Xhemat, gjëja më e mirë që fitojnë është kjo që unë do të lutem për ta. Lutja është një gjë e tillë që mund të gjallërojë edhe një degë të thatë dhe mund të ringjallë një të vdekur. Ajo ka shumë fuqi. (Malfuzat, vol. 3, f. 100) Lutja është një gjë shumë e dobishme. Nëse do Zoti, ajo mund të bëhet edhe mjeti i faljes së mëkateve. Nëpërmjet saj, dalëngadalë Zoti i tregon mëshirë lutësit. Ai që nuk i lutet Zotit, së pari i ndryshket zemra, pastaj i ngurtësohet, më pas fillon ta mohojë Atë, pastaj armiqësohet me Të dhe përfundimisht mbetet pa besimi. (Malfuzat, vol. 3, f. 628) Nëse ndonjë fat (i keq) është ende pezull atëherë lutja dhe sadakaja mund ta largojnë atë, mandej Zoti me bekimin e Tij e ndryshon atë fat. (Malfuzat, vol. 3, f. 24) E vetmja derë që Zoti i Madhëruar ka lënë hapur për të mirën e krijesave të Tij është lutja. Kur një njeri, me përgjërime e me të qara hyn në këtë derë, Zoti Bujar e mbulon me çarçafin e pastërtisë e të çiltërsisë. (Malfuzat, vol. 3, f. 315) Rruga më e mirë për të gjetur bekimin e Zotit është lutja. Ajo lutje … që është plot me përulësi, përvuajtje dhe me zemër të prekur, ajo e sjell bekimin e Zotit të Madhëruar…. Edhe për lutjen e
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 13:23:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015