Ti duhet të më lije diçka, në ikje, Një grimcë malli, inat, - TopicsExpress



          

Ti duhet të më lije diçka, në ikje, Një grimcë malli, inat, a lot të trishtë. Se shpirti nuk është thjesht degë pishe, Ku dashuria rri ca çaste rastësisht. Nuk ikën dashuria, nuk ikën kështu, Por kur vdesë, në shpirt mbulohem me dhè. Tani nëse të kujtohem unë diku, Bëjë çtë duash me mallin që lash atje. Po deshe lere në harresë, tej në skaj, Dhe kalo pranë tij, thjesht si një e huaj. Po deshe qeshë me të, a me të qajë Po deshe, pafajësisht, ti me të luaj. Po deshe shkele mallin, të mos bëjë zë, Si hiri i cingareje që sapo u shua. A në buzët e një tjetri, tallu me të, Duke i treguar si puthet një grua. E në ndodhtë të ankohet, mos u trishto! Unë vet të thash, atë mall e kam tepër. I thuaj... po smund ti thuash gjë apo jo? Se ti sdi që unë veç tij, skam mall tjetër............
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 15:15:32 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015