Tirana- qyteti i ndërtuar mbi një infrastrukturë - TopicsExpress



          

Tirana- qyteti i ndërtuar mbi një infrastrukturë shpirtërore Qyteti i Tiranës ndonëse ka një histori modeste në krahasim me shumë kryeqytete evropiane, përsëri ai përbën një nga modelet e veçanta të zhvillimit urban në Evropë, atë të ndërthurjes së vlerave të traditës historike me ato të trashëgimisë fetare. Bërthama e parë historike dhe urbane e qytetit ka një zanafillë të karakterit shpirtëror dhe fetar. Ajo lindi dhe hodhi shtat së bashku me ndërtimin e xhamisë së Sulejman Pashës dhe kompleksin përreth saj në vitin 1614, në qendër të strukturës së sotme të Tiranës dhe në këtë mënyrë nga pikëpamja historike e arkitektonike ajo simbolizon lindjen e qytetit të Tiranës. Edward Lear, ndërsa vizitonte Tiranën në shtatorin e vitit 1848, vinte re se “Tirana është dukshëm një qytet me vëmendje të madhe ndaj fesë. Në asnjë pjesë tjetër të Shqipërisë nuk ka xhami kaq të bukura.”
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 19:14:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015