Tirana, Babasi vë veton: Dede nuk lëviz. Rubio: Asnjë kontakt, - TopicsExpress



          

Tirana, Babasi vë veton: Dede nuk lëviz. Rubio: Asnjë kontakt, por vij nëse më duan Ikën apo nuk ikën, duket se çështja “Dede” ka marrë një drejtim. Trajneri nuk do të largohet nga Tirana, ndaj i është komunikuar që të vazhdojë i qetë detyrën. Në një takim të zhvilluar dje prej tre donatorëve, Babasi, Halili e Morina, pasi është diskutuar gjerë e gjatë, u vendos që trajneri nuk duhet të largohet, por të vazhdojë detyrën e tij pa presion. Shumë emra të lakuar, por asgjë konkrete. Dhe nisur nga kjo, Babasi, i cili ka qenë opozitar që në fillim për këtë çështje, ka vendosur veton. Edhe pse ka gjetur kundërshtime, duke qenë se homologu tjetër, Halili, e ka shprehur hapur që tekniku duhet të shkarkohet nga detyra. Por duke qenë se nuk ka pasur alternativa të tjera më të mira, gjithçka ka mbetur në vend dhe është përcaktuar që Nevil Dede të vijojë nga puna. Konfirmimi Njëri prej donatorëve i kontaktuar për këtë çështje, pikërisht Ndriçim Babasi, ka treguar bisedat e fundit në lidhje me situatën dhe komunikimin që ai dy net më parë i ka bërë vetë trajnerit. “Nuk mund të largohet. Le të vazhdojë i qetë detyrën. Nëse ka probleme personale mes palëve, le t’i zgjidhin. Por duke qenë se trajneri po e bën mirë detyrën, nuk është normale që ta largojmë. Pastaj tentativa ishte, dhe kjo është bërë publike. Por duke qenë se nuk gjetën një alternativë tjetër dhe nuk kishin emra konkretë, atëherë të mos bëjmë zhurmë kot. Unë e kam telefonuar vetë Nevil Deden dhe i thashë që të jetë i qetë dhe të mendojë vetëm për të përgatitur ekipin. Ai do vazhdojë punën e tij, por tashmë ne presim vetëm rezultatet pozitive. Ekipin e kemi, ndaj sidomos në derbi kërkojmë vetëm fitoren. Boll më me këtë çështje, tani sytë të hidhen vetëm nga Tirana e fushës. Bisedova edhe me administratorin dhe tashmë i mbetet atij që të bëjë një komunikatë zyrtare dhe të stopojë aludimet. Trajnerin e kemi, ai nuk ndryshon. Duke qenë se nuk u hodhën emra të tjerë në tavolinë, nuk ka më vend për shkarkime”, – sqaroi një prej sponsorëve të skuadrës kryeqytetase. Deklarata, klubi rikonfirmon zyrtarisht Nevil Deden “Klubi i Futbollit Tirana, përmes kësaj deklarate për shtyp, sqaron opinionin publik dhe atë sportiv se mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë projektin e përbashkët të filluar me Nevil Deden. Klubi ka nënshkruar një kontratë në muajin shkurt të 2013-ës, të rinovuar më pas në maj të po këtij viti, dhe shprehim po të njëjtin vullnet për respektimin dhe vazhdimësinë e saj. Të gjitha lajmet e publikuara në median e shkruar dhe atë vizive janë spekulime të pabaza, të pavërteta. Klubi do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin e saj, duke besuar fuqimisht në projektin e filluar tashmë, ku Dede është dhe do të jetë arkitekti i Tiranës së ardhshme. Tregues i qartë i këtij vullneti është vijueshmëria normale e procesit stërvitor nën drejtimin e tij. Një tjetër tregues, është qëndrimi i mbajtur në mënyrë konstante nga drejtuesit dhe partnerët e klubit, ku në mënyrë kategorike janë mohuar spekulime të kësisoj natyre. Klubi është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës, ku fokusi qëndron në arritjen e një fitore kundër Partizanit. I gjithë stafi teknik dhe drejtues është i përqendruar drejt këtij objektivi lehtësisht të arritshëm. Harmonia dhe kohezioni brenda grupit të lojtarëve dhe stafit teknik është i palëkundshëm dhe nuk mund të cenohet nga hipoteza dhe trillime mediatike. Si përfundim, ftojmë të gjithë sportdashësit e Tironës të përkrahin në derbi. Harmonia dhe kohezioni brenda grupit të lojtarëve dhe stafit teknik është i palëkundshëm dhe nuk mund të cenohet nga hipoteza dhe trillime mediatike”, – thuhej në këtë komunikatë.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 08:40:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015