Tiranë më 02.08.2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në - TopicsExpress



          

Tiranë më 02.08.2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, bazuar në nenin 22 pika 5 dhe 24 pika 1 e Kodit Zgjedhor, konstatoi mungesën e kuorumit të nevojshëm për shqyrtimin e projektvendimit “Për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike që konkurojnë më vete, për 12 Zonat Zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro, projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore, për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”. Pas shpalljes së dekreteve të Presidentit të Republikës, respektivisht dekretit nr.8280, të datës 31.07.2013 dhe dekretit nr. 8283, të datës 02.08.2013, i cili ka shpallur si datë zgjedhjesh datën 01.09.2013, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas në Qarkun e Korçës dhe Kryetar të Komunës Rrethina të Qarkut Shkodër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të detyrimeve ligjore filloi përgatitjet për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Në këtë kuadër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: - Projektvendimin “Për miratimin e disa afateve proceduriale për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Komunës Dardhas, Qarku Korçë, dhe Kryetarin e Kominës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013.” - Projektvendimin “Për miratimin e modelit të vulës së KZAZ-së, KQV-së, Kryetarit të KQV-së dhe vulës rezervë për KQV-në, që do të përdoren për zgjedhjet për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Kryetar të Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013”. - Projektvendimin “Për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit të administrimit të materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Kryetar të Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013.” - Projektvendimin “Për caktimin e partive politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së nr. 73, Qarku Korçë, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe anëtarë të KZAZ-së nr. 2, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013.” - Projektvendimin “Për miratimin e procedurës për hedhjen e shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr. 73 dhe KZAZ-së nr.2, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe kryetarin e Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013.” - Projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së, nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr. 2, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013.”
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 13:55:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015