Tiranë më 24.06.2013 Kryetarja e Komisionit Qendror të - TopicsExpress



          

Tiranë më 24.06.2013 Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve znj. Lefterije Luzi (Lleshi) dhe anëtarët, z. Hysen Osmanaj dhe znj. Vera Shtjefni kanë pritur në një takim Delegacionin e Përkohshëm (Ad-hoc) të Parlamentit Europian , z. Eduard Kukan, i cili shoqërohej ngta Ambasadori i BE në Shqipëri, z. Ettore Sequi, z. Gyorgy Schopflin (EPP, Hungari), z. Libor Roucek (S&D, Republika Çekisë), z. Sophocles Sophocles (S&D, Qipro). Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ka njohur z. Kukan me ecurinë e procesit të votimit në të gjithë Shqipërinë. Nga ana e tij z. Kukan përgëzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e mirë që ka bërë, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhej.
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 19:09:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015