Tiranë më 24.09.2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në - TopicsExpress



          

Tiranë më 24.09.2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: - Projektvendimin “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013. - Projektvendimin “Për miratimin e modelit të vulës së KZAZ-së, KQV-së, Kryetarit të KQV-së dhe vulës rezervë për KQV-në, që do të përdoren për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013. - Projektvendimin “Për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit të administrimit të materialeve zgjedhore, që do të përdoren për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013. - Projektvendimin “Për caktimin e partive politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së nr.71, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013. - Projektvendimin “Për miratimin e procedurës për hedhjen e shortit për caktimin e partisë që do ë propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr.71, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013. - Projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit të shortit mes partive politike për caktimin e partisë që do ë propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr.71, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013. - Projektvendimin “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës, që do të përdoren nga KZAZ nr.71, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013. - Projektvendimin “Për miratimin e modeleve të kandidimit që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 14:06:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015