“Top-ten” i mistereve të pazgjidhura shkencore 1 – Jemi - TopicsExpress



          

“Top-ten” i mistereve të pazgjidhura shkencore 1 – Jemi të vetmit në univers? – 54% Sipas shkencëtarëve, universi mund të ketë shumë sisteme planetare, ku mund të zhvillohen forma të ndryshme jete, por ne nuk kemi ende në dispozicion mjetet e duhura teknologjike për të parë miliona vjet dritë larg për t’u lidhur me ta. 2 – A do të gjendet ndonjëherë kura për kancerin? – 46% Statistikat e mbijetesës së formave të ndryshme të kancerit janë përmirësuar. Këtu kanë ndikuar edhe trajtimet e reja kundër sëmundjes dhe shpresohet që në të ardhmen të gjendet një kurë e saktë, që pacientët të jetojnë më gjatë. 3 – A ekziston Zoti? – 39% Nuk ka ende ndonjë konfirmim empirik dhe shkencor për ekzistencën e Zotit. 4 – Sa e madhe është hapësira? – 33% Disa astronomë janë të bindur se nuk ka kufij, të tjerë thonë se nga Big Bengu hapësira është zgjeruar me një diametër rreth 150 miliardë vjet dritë. 5 – Si dhe kur ka nisur jeta në Tokë? – 30% Ka pasur shumë teori nga bakteret që kanë hyrë në marrëdhënie simbiotike, te rrymat e ndryshme që kanë kaluar përmes kores së tokës. 6 – A është e mundur të udhëtohet në kohë? – 29% Teorikisht mund të udhëtohet falë vrimave depërtuese, por këto janë të paqëndrueshme dhe për të mbajtur hapur një të tillë do të nevojitej gravitet i madh. 7 – A do ta pushtojmë ndonjëherë hapësirën? – 27% Ndoshta. Disa theksojnë se duhet të marrim në konsideratë idenë e krijimit të kolonive në një pjesë tjetër të sistemit diellor, në rast se Toka do të bëhej e pabanueshme. 8 – Me çfarë mund të zëvendësohet nafta dhe kur? – 27% Burimet e energjisë alternative tashmë janë në dispozicion, por duhen mbajtur nën kontroll kostot nëse duhet zëvendësuar nafta. Megjithatë janë bërë përparime në nanoteknologji, ku mund të gjejmë edhe një përgjigje rreth asaj që kërkojmë. 9 – Kur do të përfundojë bota? – 24% Teoritë thonë se një ditë universi do ta përfundojë ciklin e zgjerimit të tij dhe gjithçka do të jetë në kolaps; temperatura do të arrijë në 0ºC dhe “energjia e zezë” do të mbizotërojë mbi forcën e gravitetit. 10 – Me sa vite jetë mund të zgjatet jeta e njeriut? – 20% Eksperimentet e kryera te kaviet i kanë bindur shkencëtarët se njeriu mund të jetojë mbi 100 vjet.
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 07:17:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015