Topi i Artë? Ribery i bindur: E fitoj unë Pak dyshime për - TopicsExpress



          

Topi i Artë? Ribery i bindur: E fitoj unë Pak dyshime për Frank Ribery. Futbollisti i Bayern Munchen është i bindur se e meriton Topin e Artë për atë çfarë ka bërë gjatë vitit 2013. Në një intervistë për francezen Le Monde, Ribery shprehet i sigurtë se pas trofeut të Lojtarit të Vitit UEFA do të meritojë edhe Topin e Artë. Nuk jam i shqetësuar se do të humbasë trofeun. Kam qënë konstant gjatë gjithë vitit dhe kam vazhduar edhe pas fitova Futbollisti më i Mirë në Europë. Ajo që kemi bërë me Bayern Munchen është diçka historike. Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë se unë, por nuk është i njëjti stil loje. Kam bërë diferencën gjatë gjithë vitit: ndoshta nuk shënoj gjithmonë, por kam vënë në vështirësi mbrojtjet. Kundër Ukrainës kam shkaktuar dy kartona të kuq dhe kam marrpë pjesë në 2 prej 3 golave në ndeshjen e kthimit. Nuk kam frikë, kam besim: kam bërë gjithçka që duhet të bëja, tani pres votimin, është shprehur Frank Ribery. Votimet përfundojnë më 29 nëntor, ndërsa çmimi do të jepet në mbrëmjen gala të 14 janarit.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 17:19:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015