Tottenham mendon për Suarez Çështja Bale po kthehet në një - TopicsExpress



          

Tottenham mendon për Suarez Çështja Bale po kthehet në një intrigë të vërtetë merkatoje ku Reali i Madridit nuk mban të bllokuar vetëm uellsianin, por në një farë mënyre ngrin momentalisht edhe të ardhmen e Luis Suarez. Nuk bëhet fjalë për interesimin e klubit merengues ndaj sulmuesit uruguajan pasi shoqëria spanjolle u largua nga gara për të disa javë më parë, por për Tottenhamin që në rast largimi të Bale, alternativë kryesore ka Suarez. Në rast se Reali dhe ekipi londinez arrijnë marrëveshjen, atëherë lojtari i Liverpoolit mund të transferohet në “White Heart Lane”. Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike dhe ato spanjolle, sipas të cilave, këtë dëshirë, trajneri Andre Villas Boas ia ka shprehur presidentit Daniel Levy. Në këtë rast, Tottenhami do të bënte një lëvizje të zgjuar, pasi në rast se arrin transferimin e Suarez, do ta largonte nga duart e rivalëve të Arsenalit që po e ndjekin me kujdes që prej fillimit të merkatos por pa arritur ende ta shkëpusin nga “The Reds”. Nga ana tjetër, Reali i Madridit mendohet se po punon në heshtje për Gareth Bale. Edhe pse presidenti Perez u shpreh se çmimi i kartonit të tij është shumë i lartë, ujërat vazhdojnë të rrjedhin, pasi në miqësoren që Tottenham zhvilloi kundër Espanyol, nuk u pa asnjë gjurmë e sulmuesit uellsian. Bale udhëtoi drejt shtëpisë së tij në Cardiff për të evituar përplasjet me tifozët në pritje të telefonatës nga Madridi.
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 18:43:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015