Trajneri Islandës, Lagerbak: Me Shqipërinë ndeshja e - TopicsExpress



          

Trajneri Islandës, Lagerbak: Me Shqipërinë ndeshja e jetës -Lars Lagerbak, trajneri i Islandës, është i bindur se skuadra e tij do të bëjë të pamundurën për të fituar kundër Shqipërisë. Numri një i ekipit islandez pohon për “Fotbolta.net”, se takimi me kuqezinjtë është pika më e rëndësishme e këtyre eliminatoreve. Sipas tij, nëse Islanda do Botërorin, duhet të fitojë kundër Shqipërisë. Barazimi 4-4 të premten, tashmë është harruar dhe sytë janë hedhur tek sfida me Shqipërinë. “Duhet të harrojmë atë që bëmë në Zvicër. Duhet të shohim Shqipërinë. Nëse dështojmë në këtë takim atëherë kemi dështuar gjatë gjithë eliminatoreve. Djemtë nuk kanë probleme karakteri. Shumë prej tyre janë duke u rehabilituar. Sot kemi diskutuar se si do të luajmë në ndeshjen e radhës me Shqipërinë. Për këtë ndeshje është gjithçka e hapur, prandaj e kam vendosur që do të hedh në fushën e lojës ata lojtarë që janë vetëm 100 përqind. Sigurisht disa lojtarë janë të pandryshueshëm”, është shprehur suedezi. Trajneri i Islandës, karikoi skuadrën pas pikës së marrë në Zvicër. Kundër Shqipërisë, sipas tij, do të jetë ndeshja e jetës, ndonëse barazimin 4-4 në Zvicër e konsideron si ndeshjen më të pabesueshme të karrierës së tij sportive. “Djemtë janë treguar të mrekullueshëm. Treguan karakter dhe nuk u dorëzuan. Edhe djemtë nuk e besojnë atë që bënë. Të gjithë duam të kemi sa më shumë mbështetje kundër takimit me Shqipërinë, sepse me një fitore kemi shans të madh për të qenë të dytët në grup. U kërkoj të gjithë tifozëve për të qenë në stadium”, është shprehur Lagerbak pas ndeshjes. Ndërkohë mediat islandeze i kanë falënderuar sllovenët. Sipas tyre, ata i kanë bërë një nder ekipit të tyre duke mundur Shqipërinë. Ndeshja pritet të jetë shumë interesante për faktin se të dyja skuadrat janë me pike të barabarta dhe njëra prej tyre do të dalë jashtë loje.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 10:21:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015