Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, kërkon t’i japë fund - TopicsExpress



          

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, kërkon t’i japë fund debatit të gjerë të dy viteve të fundit për blerjen e një qendërmbrojtësi që jep garanci. I kënaqur me cilësitë që kanë shfaqur futbollistët që ka në dispozicion, tekniki argjentinas në një takim që ka patur me drejtuesit e skuadrës, ka argumentuar se dyshja Pike – Maskerano është e nivelit të parë botëror, ndërsa mjekët i kanë siguruar se kapiteni Karles Pyjol do të rikthehet në formën më të mirë. Presidenti Rozell, drejtori sportive Zubizareta dhe drejtori i përgjithshëm Antoni Rosic, i dëgjuan me shumë vëmedje argumentat e Tata Martinos, për t’u bindur më pas se nuk është emergjente blerja e një qendërmbrojtësi. Nëse trajneri 50-vjecar, do të kërkonte përforcime, ky do të isghte momenti i duhur. Por jo, pasuesi I Vilanovës beson se mund t’ia dalë mbanë me organikën që ka në dispozicion. Nëse plani dështon, në janar do të jetë e paevitueshme hyrja në merkato. Mund të thuhet që ky është një bast I Martinos, nëse merr në konsideratë atë që ndodhi me Barcelonën gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, sidomos në dy përballjet e Championsit me Bajernin e Mynihut, teksa katalanasit pësuan 7 gola në dy përballjet me formacionin e Jup Hajnkens. Argjentinasi e ka marrë riskun përsipër, pasi mbrojtësit që janë në treg kushtojnë shumë si dhe nuk I përmbushin cilësitë teknike që kërkon një skuadër e madhe si Barcelona.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 22:39:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015