Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, e ka lavdëruar - TopicsExpress



          

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, e ka lavdëruar shumë portierin kosovar Etrit Berisha, por ka shtuar se futbollisti i Kalmarit nuk kërkohet nga Lazio, por nga një klub tjetër italian. "Bëhet fjalë për një portier me të ardhme të madhe. Është i gjatë 1.95, është mjaft i mirë në portë dhe ka besim të madh. Ndër të tjera, ka një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe mund të bënte mirë në një ambient të nxehtë si ai i Romës. Në Kalmar ai i gjuan penalltitë, kjo sepse ka saktësi kur luan me topin", deklaroi trajneri italian për Radio Sei. "Nga viti 2012 është titullar në Kombëtare, luan gjithmonë para Ujkanit. Tare më dërgon mesazhe pas ndeshjeve dhe e di se ka ardhur për ta parë, por nuk e di nëse dëshiron ta sjellë në Lacio, mund të ndodhë gjithçka. Por, e di që një tjetër skuadër italiane është duke e ndjekur dhe ajo nuk është Lacio. Mund të jetë Fiorentina", vazhdoi De Biasi. Aktualisht "Violat" janë në kërkim të një portieri të parë pas largimit të Vivianos, çka plotëson edhe kushtin kryesor të gardianit kuqezi, i cili nuk dëshiron të shkojë në një ekip që nuk i garantohet formacioni. Berisha ka kontratë me klubin suedez Kalmar deri në fund të vitit dhe kartoni i tij nuk do të ishte i kushtueshëm për momentin, duke qenë se rrezikon të largohet me parametër zero pak muaj më pas. Ai ka qenë afër dy klubeve të tjera italiane në të shkuarën, pikërisht Romës dhe Chievos, por që tratativat kanë dështuar në momentet e fundit
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 20:56:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015