Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, nuk mendon se mungesa e - TopicsExpress



          

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, nuk mendon se mungesa e Giorgio Chiellinit do të ndikojë pozitivisht në suksesin e skuadrës së tij në përballjen ndaj Juventusit. Mbrojtësi italian ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe pritet të mungojë në derbin e të dielës, por strategu spanjoll mendon se Antonio Conte ka shumë lojtarë që mund ta zënë vendin e tij. “Juve ka skuadrën më të fortë në ligë, mungesa e Chiellinit nuk e prish baraspeshën. Ata janë të fortë në mbrojtje dhe Antonio Conte e di këtë, prandaj ata mbeten favoritë për Scudetto”. “Nesër (e diel) pres një paraqitje të fortë, sepse dua të shoh mendjet dhe zemrat e lojtarëve të mi”. “Juventusi është shumë i fortë, prandaj na duhet forcë dhe intensitet, por edhe dëshirë për të luajtur mirë”, ka thënë Benitez para gazetarëve. Napoli dhe Juventusi mbajnë pozitat dy dhe tre në tabelë dhe kanë pikë të barabarta, nga 28 (nga tri më pak se lideri Roma).
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 14:24:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015