Trashëgimia, Rama: Ndalim të çdo ndërtimi në Gjirokastër, - TopicsExpress



          

Trashëgimia, Rama: Ndalim të çdo ndërtimi në Gjirokastër, Krujë dhe Berat Eshtë përuruar sot nisja e punimeve për bulevardin e ri në qytetin e Beratit, që do të quhet “Republika”. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri, Edi Rama bashkë me zëvendësin e tij, Niko Peleshi dhe disa ministra të kabinetit. Duke folur për rëndësinë e trashëgimisë kulturore shqiptare, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të marrë masa konkrete për të ndaluar rrënimin e mëtejshëm të trashëgimisë kulturore te vendit. Duke filluar që nga java që vjen, sipas Ramës, qeveria e tij do të bllokojë çdo ndërtim aktual dhe do të ndalojë çdo ndërtim të ri , në Gjirokastër, në Krujë dhe në Berat, për të vlerësuar trashëgiminë kulturore, për të shëruar pak nga pak nga të gjitha plagët që i janë shkaktuar trashëgimisë tonë në këto vite. “Ky projekt i ngjan një dallëndysheje të parë që paralajmëron pranverën, në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për vendin dhe financat e vendit. Unë jam shumë i lumtur që kjo dallëndyshe e lajmëron pranverën këtu në Berat, sepse askund nuk mund të shfaqej më bukur dallëndyshja e parë e një ndryshimi të madh.”- theksoi Rama, ndërsa foli për bulevardin e ri te qytetit. Rama premtoi investime, duke theksuar se pas katër vitesh Berati do të jetë qyteti i ëndrrave që prindërit kanë për fëmijët e tyre. Ai ftoi po ashtu edhe sipërmarrësit e këtij qyteti që ti bashkohen nismës së partneritetit mes sektorit publik dhe atij privat. Projekti për bulevardin përfshin të gjithë rrugën kryesore, që kthehet në rrugë këmbësore, sheshin kryesor të qytetit, që sipas Ramës, do të jetë më në fund sheshi i rindërtuar i së shkuarës, por ku jetohet ne emër të së ardhmes, do të zgjerohet edhe me lulishten dhe me pjesë të tjera.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 19:23:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015