Tregim Dhinë është e pamundur ta godasësh me mjetin fluturak - TopicsExpress



          

Tregim Dhinë është e pamundur ta godasësh me mjetin fluturak Përshembull, me bos dheu, me ndonjë gur, që as vetë nuk je dakord që ta lëndosh. Është e pamundur që ta godasësh. Dhe qe përse: sapo ta kesh ndarë nga dora atë mjet, dhia e ndjen dhe barabar me shkëputjen e mjetit nga dora, në të njëjtin çast, ajo e shtang trupin ashtu qysh e ka pasur. Në këtë mënyrë ajo e tall përpjekjen tënde dhe ajo gjithsesi nuk ka përmbajtur në vete këtë dëshirë, por hidhërimin tënd për nopranllëqet e saja. Mirëpo, nopranllëku dhe tallja shkojnë bashkë me dhinë dhe rrinë në të, thuaja ngjashëm siç rri hajgarja bashkë me dreqin dhe hanë në të njëjtin sahan. Këtu nuk po pretendoj ta përsëris thënien e përtypur se dhia, përndryshe është dreq, me brirë, por pse dreqi që milet dhe qet qumësht, e ka qumështin aq të preferuar medicinalisht. Me siguri, kjo i atribuohet edhe faktit se ajo përpos me barishte të ndryshme, ushqehet edhe me dushqe të ndryshme. Nga drushqet, më së tepërmi e preferon atë të kulumrisë, gjegjësisht gjerenikes, për mos me i përmennd të tjerat. Dhe po kthehemi prapë te tallja që konicidentalisht kam dëshirë ta lidh çdo veprim njeriu apo shtaze me veprimin e Don Kishotit gjegjësisht me mosveprimin e Sanço Pançës, këtyre dy kryeheronjve të veprës tashmë që ka kapërcyer imagjinatat më frapante në literature. Por, nuk di haber me i dhanë tutje, sepse koincidencat mund edhe të të ngazëllejnë, por edhe të mashtrojnë, kështu që mund të besosh apo ta thuash se je çoban dhishë, kurse në të vërtetë je rrogtar i Servantesit, që sa here të dojë mund të të shpallë epigon të tij. Kisha pasur dëshirë ta shihja në këtë siklet të goditjes së dhisë me bos dheu Servantesin, por e di që para meje këtë do ta provonte Noli dhe sapo e shoh se dikush prin para meje në rrehe të çelur kam dëshirë të them e di ku çon kjo tendencë. Nga libri në dorëshkrim “Tregime të gjalla”
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 18:24:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015