Tri veçoritë në mënyrë që femra të jetë faktor kyç në - TopicsExpress



          

Tri veçoritë në mënyrë që femra të jetë faktor kyç në përmirësimin e shoqërisë Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) Burimi: “Deurl-Mer’eti fi Islahil-Muxhteme’”, faqe 5-7. Përgatiti: perlat-muslimane Në mënyrë që të diktohet roli i femrës në përmirësimin e shoqërisë, është e patjetërsueshme që ajo t’i posedoj tri veçori, dhe ato janë: - Që vetë ajo të jetë e mirë. Vetëm me këtë gjë familja do të jetë e mirë, femra do të jetë shembull për femrat e tjera. Mirëpo, si do të jetë femra e mirë? Le ta dijë çdo femër se, nuk ka mundësi të jetë e tillë përveçse përmes portës së dijes. Ajo që kam për qëllim të them, është dija e sheriatit islam. Pa e marrë parasysh se, a e arrin ajo këtë gjë përmes librave, apo përmes gojës së dijetarëve – dijetarëve burra apo femra si ajo. Në kohët e sotme, është shumë më e lehtë që femra të marr dije nga goja e dijetarëve, dhe kjo përmes audio-inçizimeve. Këto audio-inçizime, luajnë rol të madh në vetëdijesimin e shoqërisë në atë që është e mirë dhe e hajrit, në rast se shfrytëzohen pozitivisht. Pra, është e detyrueshme që femra të merr dije fetare-që ka të bëj me sheriatin, në mënyrë që ajo të jetë e mirë. - Që ajo të jetë oratore dhe gojëtare. Pra, është e detyrueshme që, femra të mund të shpreh atë që ka në brendi, atë që ajo e di, ta shpreh në mënyrë të duhur dhe ta tregoj diturinë e saj. Edhe pse, shumë njerëz mund të kenë dije mbi diçka të caktuar, por ja që jo çdokush mund të shprehet lirshëm, apo jo çdokush mund të shprehet ashtu siç duhet dhe siç njerëzit e kuptojnë. Në të kundërtën, nuk arrihet qëllimi i kërkuar. Duke perceptuar këtë fakt, lind pyetja e rëndësishme: Çfarë e sjell këtë gjë që e cekëm më lartë? Përgjigja është: Femra duhet të ketë dije të thellë në gjuhën gjuhën arabe, sintaksë, morfologji e retorikë[1]. Kur të ndodh kjo, atëherë femra duhet të mbajë ligjërata qofshin ato të pakta në numër. Vetëm kështu ajo mund të shpreh atë që ajo e di, dhe ta shpreh në mënyrën më të mirë dhe në mënyrën e duhur, duke pasur mundësi që të përcjell mesazhin e saj tek femrat të cilave ajo u drejtohet me fjalim. -Urtësia. Femra duhet të ketë urtësi/mençuri në thirrje. Të ketë urtësi në mënyrë që të dijen ta përcjellë ashtu siç duhet tek femrat e tjera, të ketë urtësi në mënyrë që të vë çështjet në vendin e duhur. Këtë gjë e thonë të gjithë dijetarët islam. Padyshim se kjo është mirësi dhe dhuratë nga ana e Allahut për robin e Vet. Thotë Allahu ‘Azze ue Xhel: يُؤتِي الْحِكْمَةَ مَن يَشَاء وَمَن يُؤْتَ الْحِكْمَةَ فَقَدْ أُوتِيَ خَيْرًا كَثِيراً “Ai ia jep urtësinë kujt të dojë. Atij që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe.” 2:269 Sa e sa herë ndodh që të humb qëllimi i duhur dhe ndodhin gabime e rrëshqitje, dhe kjo ndodh në mungesë të urtësisë! Dhe, padyshim se, prej urtësisë në thirrje (da’vet), është që thirrësi të ketë parasysh situatën dhe gjendjen e atyre që u drejtohet. Nëse u drejtohet atyre që janë injorantë në çështje të fesë, atëherë përdor fjalor që i përshtatet atyre, e në rast se ka të bëj me të ditur, por ja që i lënë gjërat pas dore dhe nuk interesohen aq shumë, atëherë prapë ua përshtat atyre fjalorin që ata e kuptojnë. Të njëjtin kujdes dhe të njëjtin mund duhet të jap edhe ndaj atyre që kanë paksa dije për fenë, por ja që janë të goditur pakë nga mendjemadhësia e refuzimi i të vërtetës. Pra, njerëzit janë në tri kategori (për nga aspekti i dijes): Injorant, të ditur koprracë dhe të ditur kokëfortë. Që të tri këto kategori nuk mund t’i barazojmë mes tyre, por është e detyrueshme që çdo njerin ta klasifikojmë në kategorinë në të cilën ai gjendet. Prandaj, kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e dërgoi Muadhin radijallahu anhu në Jemen, i tha: إنك تأتي قوما من أهل الكتاب “Ti po shkon tek një popull që janë ithtarë të librit.” I Dërguari i Allahu salallahu alejhi ue selem, ia përkujtoi atij këtë fakt, në mënyrë që ta dijë se më kë ka të bëj atje. Në mënyrë që të sillet me ta dhe të flas në mënyrën që i përshtatet atyre (në mënyrën e duhur). [1] Dhe kur është fjala për shoqëritë joarabe, atëherë kësaj i shtohet edhe gjuha me të cilën bëhet thirrja (d’veti). perlat-muslimane.net/al/index.php?option=com_content&view=article&id=2948:tri-vecorite-ne-menyre-qe-femra-te-jete-faktor-kyc-ne-permiresimin-e-shoqerise&catid=183:roli-i-femres-ne-permiresimin-e-shoqerise&Itemid=143
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 23:02:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015