Trukimi i ndeshjeve është “sëmundja” që vazhdon të - TopicsExpress



          

Trukimi i ndeshjeve është “sëmundja” që vazhdon të dëmtojë shëndetin e sportit në të gjithë botën. Por, emri i grupeve shqiptare, si aktive dhe ndikuese në manipulimin e rezultateve, sa vjen dhe e zgjeron hartën e vendeve ku dyshohet se kanë “funksionuar”. Pas atyre të përmendur në Itali, Maqedoni apo Kroaci, së fundmi policia ka bërë me dije se ka zyrtarisht në hetim klane shqiptaro-kosovare edhe në Norvegji. Edhe pse nuk kanë përmendur emra, dyshohet se persona me kombësi shqiptare kanë ndikuar në manipulimin e rezultatit të ndeshjeve mes skuadrave Follo, Asker dhe Ostsiden, me qëllim përfitimi, siç raportohet edhe në mediat norvegjeze. Hetimi Policia norvegjeze ka marrë në pyetje si të dyshuar për paracaktim të rezultatit katër futbollistë, tre prej të cilëve të ekipit të Follos. Dy javë pasi ishin marrë në pyetje dy lojtarë të tjerë norvegjezë, por të lënë të lirë për mungesë provash, këtë herë bëhet me dije se janë të faktuara lidhjet mes tyre. “Kemi marrë në pyetje katër lojtarë, ku të paktën dy prej tyre janë të dyshuar kryesorë për manipulimin e rezultatit të ndeshjeve. Kemi prova të forta që ata njihen me njeri-tjetrin”, – është thënë në komunikatën zyrtare të policisë. “Pikërisht prej provave të grumbulluara, morëm edhe masën e arrestit për dy lojtarët, njëri i ekipit të Follos dhe tjetri i Askerit”, – shkruhej më tej. Futbollistët akuzohen për ndeshjen mes dy skuadrave. Ndërkohë, nën hetim është edhe ajo mes Follos dhe Ostsidenit. Shqiptarët Në hetim të këtij operacioni është edhe një klan shqiptaro- kosovar, i cili dyshohet se është marrë me pjesën e parave në rastet e trukimit të ndeshjeve në Norvegji. Ata qarkullojnë të ardhurat në të gjithë Europën, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar skema e qartë dhe implikimi i tyre direkt me futbollistët e arrestuar së fundmi. Sipas policisë, nuk jepen detaje për shkak se hetimi vazhdon. Madje, është refuzuar të zbulohet edhe identiteti i futbollistëve, pasi pritet që në javët e ardhshme të ketë edhe të tjera arrestime. Federata “Trukimi është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në futboll dhe për këtë nuk ka dyshime. Ne jemi treguar naivë përgjatë gjithë kësaj kohe, por jemi të gatshëm ta luftojmë me të gjithë forcën. Është një turp që futbollistët norvegjezë vënë baste në kompani të huaja, për ndeshjet e kampionatit të tyre. Presidenti i federatës i ka kërkuar policisë që të vazhdojnë punën e nisur dhe të zbulojë sa më shumë ndeshje të dyshuara apo të manipuluara”, – deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Federatës Norvegjeze të Futbollit, Kjetil Siem. Presidentët Krerët e klubit të Askerit dhe Follos janë shprehur të shokuar nga arrestimi i lojtarëve të tyre. “Kam tre futbollistë të dyshuar dhe kjo është e tmerrshme. Shpresoj që policia të zbulojë çdo gjë. Nëse vërtet kanë trukuar, ata janë turpi i Follos. Në fakt, nuk janë as lojtarë të rritur nga klubi ynë”, – tha presidenti Ole Bjorn Fausa. Ndërsa ai i Askerit u shpreh: “Jam i shokuar. Nuk e kisha imagjinuar një gjë të tillë. Gjithmonë kam besuar te ndershmëria e lojtarëve që kam në ekip. Do bashkëpunojmë maksimalisht me policinë”. “Mafia shqiptare trukon kampionatin çek” Presidenti i klubit të Spartës së Pragës, Daniel Kretinski, një biznesmen shumë i fuqishëm në vendin e tij, paraqiti në federatë një dosje me të dhëna që, sipas tij, tregonin qartë se mafia shqiptare komandonte shumë ndeshje të futbollit çek, madje edhe ato të disa skuadrave elitare. Kjo gjë, sipas së përditshmes çeke “isport.cz”, bëhej e mundur nëpërmjet korruptimit me shifra të majme të gjyqtarëve vendës çekë. Kretinski ka shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarëve, menjëherë pas ndeshjes mes Viktoria Plzenit dhe Spartës së Pragës. Sipas një burimi anonim, që ka folur për të përditshmen “isport.cz”, nuk janë vetëm gjyqtarët të korruptuar, pasi ata shpeshherë vepronin në bashkëpunim edhe me futbollistët. Kjo ndodhte në shumë raste, madje edhe për baste që në dukje ngjajnë disi të rëndomta. Gjyqtarët dhe futbollistët bashkëpunonin jo vetëm për rezultatin e një ndeshjeje, por edhe për kartonin e parë të verdhë, kornen e parë, apo për baste të tjera të kësaj natyre. Sipas burimit të gazetës, i cili ka dashur të mbetet anonim, një ndeshje së fundmi e vënë në baste dhe e komanduar nga mafia, ka qenë e luajtur që deri në minutën e 75-të nuk do të kishte asnjë gol dhe, më pas, do të realizoheshin tre të tillë për 15 minuta, pasi kështu koeficienti do të ishte akoma më i lartë. “Shqiptarët blenë ndeshjen e trukuar” David Forest, profesor në Universitetin e Salfordit në Britaninë e Madhe dhe autor i raporteve të shumta mbi korrupsionin në sport, rrëfen se si mafia shqiptare ka blerë informacionin për një ndeshje të trukuar në Maqedoni. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Pobedës dhe Pjunikut, hetimi për trukimin e së cilës solli edhe pezullimin e klubit maqedonas. “Është e qartë që të gjitha rastet e korruptimit serioz në futboll përfshijnë krimin e organizuar duke pasur bashkëpunim mes grupeve nga shtete të ndryshme. Për shembull, rasti i Pobedës, klubi maqedonas i pezulluar nga UEFA dhe presidentit të vet, i cili urdhëroi skuadrën që të humbasë. Klubi në këtë rast vulosi fiksimin e ndeshjes, por paratë u përfituan nga shitja e informacionit te krimi i organizuar shqiptar. Ky i fundit kishte kontaktet për të vënë më lehtë qindra mijëra dollarë baste në kompanitë aziatike”, – tregon Forest. Pagesa e futbollistëve shqiptarë shihet gjithashtu si një problem, për shkak të mundësisë së korruptimit. Nëse një lojtar tepër cilësor për kampionatin mund të përfitojë edhe 6 mijë euro në muaj, mjaft të tjerë paguhen 500 euro. Raportet e hetimit bëjnë të ditur se kjo i jep përparësi krimit të organizuar që të joshë futbollistët për manipulimin e ndeshjeve… Grupi shqiptar edhe në skandalin e Serisë A Skandali i trukimeve në Itali ishte aq i gjerë, sa u përmendën shumë emra të njohur të futbollit vendës, mes të cilëve Antonio Konte apo Xhuzepe Sinjori. Por, në hetimin e policisë pati një të arrestuar shqiptar, i dyshuar si i implikuar në pjesën e qarkullimit të parave. Gjithsesi, ai u la i lirë më pas. Policia nuk ka arritur ta specifikojë, apo të zbulojë një grup për shqiptarë, por në hetimin e Prokurorisë përmendet se ekziston një i tillë. Lojtarët deklarojnë shpeshherë në përgjime termin “shqiptarët”. Ndërkohë, në arrestimet e kaluara, në hetim kanë qenë disa shtetas shqiptarë. Mes tyre edhe shtetasi Kujtim Qoshi, i cili shihet si mik i afërt i Safet Altiç. Ky i fundit është një tjetër personazh me potencial në ndikimin e rezultateve. Maqedonasi Hristijuan Ilievski, në një rrëfim për median italiane, bëri me dije se shqiptarët kanë qenë mjaft aktivë, madje kishte raste që përfitonin miliona euro nga një ndeshje e vetme. “Shqiptarët kishin para. Në një ndeshje mësova se ishin fituar rreth 20 milionë euro dhe më pas mora vesh se kishte qenë punë e shqiptarëve”, – tha Iliveski. Gjithsesi, pavarësisht emrave të individëve, asnjë grupim nuk u hetua si i tillë nga policia italiane, madje nuk pati asnjë të dënuar, përpos emrave të përmendur gjatë përgjimeve. Bizhdili, hetimi zyrtar i Prokurorisë Edhe pse futbolli shqiptar ka qenë shpeshherë pjesë e raporteve nga organizmat ndërkombëtarë të hetimit, si i dyshuar për manipulime masive, hetimet për ta vërtetuar një gjë të tillë kanë munguar. I vetmi hetim ku Prokuroria ka arritur të gjejë elementë të dyshimtë dhe të vërë para akuzës personazhe të njohur të futbollit, është ai me presidentin e Besës, Nexhat Bizhdili. Aktualisht, procesi gjyqësor është ende në zhvillim e sipër, pa u marrë një vendim përfundimtar mbi implikimin e tij në paracaktim rezultati. FATION SHEHU Superiorja “prek” fundin, na kalon dhe Luksemburgu Më keq se kaq do ishte përballja kokë më kokë me federata modeste si ajo e San Marinos, apo Andorrës. Në fakt, nuk jemi fort larg, pasi mes tyre dhe pozicionimit të kampionatit tonë na ndajnë vetëm katër vende. Bëhet fjalë për renditjen e UEFA-s referuar klubeve që morën pjesë sezonin që sapo u mbyll (2012- 2013) në Kupat e Europës (Champions dhe Liga e Europës). Duke marrë për bazë ecurinë e skuadrave, është bërë edhe renditja, kjo referuar koeficienteve të vendosur më parë nga ekspertët e qeverisë së futbollit europian. Kështu, rezulton se kampionati shqiptar ka pësuar rënie nga viti i kaluar, nga vendi i 42-të në të 47-in. Një humbje cilësie e mëtejshme kjo, e cila lidhet edhe me rënien e fuqisë sportive të klubeve kryesore, që këtë edicion ishin në gjendje të mjerueshme. Tirana, Dinamo, Partizani, Vllaznia dhe Flamurtari, që janë edhe klubet më me emër, nuk janë asnjëra në kompeticionet europiane, çka tregon se ka rënie të cilësisë për sa kohë ka rënë rivaliteti. Një sezon më parë ishim në vendin e 42-të, nisur edhe nga një paraqitje e qëndrueshme e ekipeve tona. Kuptohet që në vlerësim dhe në ranglistë merren për bazë një sërë të dhënash, kryesisht performanca e ekipeve të një vendi në kompeticionet e mëdha si Champions dhe Europa League. Merret në konsideratë dhe koeficienti i “fair play”-it të një kampionati të caktuar dhe rivaliteti midis skuadrave pretendente. Kështu, falë dështimit të Skënderbeut në Champions (luajti vetëm dy ndeshje) dhe të Tiranës (luajti 4 ndeshje), Flamurtarit (2 ndeshje) dhe Teutës (2 ndeshje) në Ligën e Europës, kemi humbur pesë pozicione, duke u kaluar edhe nga federata si ajo malteze apo e Luksemburgut. Tani mund të krenohemi se kemi lënë pas vetëm disa mikroshtete si Litenshtejni, Andora dhe San Marino. LEONARD KARAJ Burimi: panorama-sport/kategoria-superiore/superiorja-prek-fundin-na-kalon-edhe-luksemburgu/#ixzz2WfBhxut3
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 12:25:32 +0000

Trending Topics



tea-recipe-from-Tara-Miller-a-Toronto-topic-843815328992503">Home made flu fighting tea recipe from Tara Miller, a Toronto
It was said that in the last days women would convert to other
Therefore we do not become discouraged (utterly spiritless,

Recently Viewed Topics




© 2015