Tuna injoron “Zhurma Show” Tuna vitin e kaluar në këtë - TopicsExpress



          

Tuna injoron “Zhurma Show” Tuna vitin e kaluar në këtë event ka fituar çmimin më kryesor me këngën “ I asaj” dhe, sipas traditës së ZHSHA, ajo është dashur aty si fituese që t’i dorëzojë çmimin fituesit të këtij viti. Burimi: albanianlounge “Fizikisht s’jom me juve, po gjysën e zemrës e kom anej. Big love Zhurma Show”. Ky ishte statusi që këngëtarja e hitit Fenix, Altuna Sejdiu, kishte shkruar në Facebook-un e saj. Ajo ka munguar në mbrëmjen e 2 tetorit në spekatklin “Zhurma Show Awards 2013”, madje sipas burimeve tona ajo as nuk u ka kthyer asnjë përgjigje organizatorëve të këtij eventi për të marrë pjesë apo jo. Tuna vitin e kaluar në këtë event ka fituar çmimin më kryesor me këngën “ I asaj” dhe, sipas traditës së ZHSHA, ajo është dashur aty si fituese që t’i dorëzojë çmimin fituesit të këtij viti, por që e ka anashkaluar këtë spektakël, duke marrë pjesë po atë natë në Gjermani, në Disco Enjoy, në një koncert së bashku me të dashurin e saj. E megjithëse larg, ajo është shpërblyer në këtë event, duke marrë çmimin “Best duo-grup”, çmim që iu dorëzua djemve që realizuan hitin e tyre të këtij viti, Zzap dhe Chriss.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 19:32:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015