Tungjatjeta, delja e zezë! Qe, kjo është një ditë ku - TopicsExpress



          

Tungjatjeta, delja e zezë! Qe, kjo është një ditë ku shihet me sy toleranca e skajshme ndërfetare ndërmjet shqiptarëve të të gjitha dhe afetarëve. Sot, është ditë feste për myslimanët, po qyteti i Prishtinës duket si “lule e arratisur” . Dola dhe enda të gjitha rrugët e Prishtinës, deri në Fushë-Kosovë, për të gjetur të hapur një dyqan ku shesin adapter për baterinë time të fikur të telefonit. Ku janë katolikët? Ku janë ortodoksët? Ku janë budistët? Çfarë po bëjnë protestantët? Ku pinë kafe sot ateistët? Çka hanë sot vegjetarianët? Çdo derë publike është vënë nën dry. Katolikët, ortodoksët, budistët, ateistët, protestanët, të gjithë sot në Kosovë e festojnë ditën e sakrificës myslimane. S’është e mundur që asnjë ateistë, katolik, ortodoks, protestant, të mos ketë në pronë të tij një dyqan apo një kioskë të vetme qw ta mbaj hapur për ata që nuk kanë festë! Duke kaluar në tregun e kafshëve në Lipjan, buzëmbrëmjen e djeshme, pashë shumë qengja në shitje. Shitësi më tha se nëse e sheh një qengj në shpinë-zgjate dorën, se nga ajo pozitë qengji nuk mund të ngrihet, e nëse qëndron shumë gjatë në shpinë-qengji vdes. Sakrifica e dhenve është më e vjetër se fetë. Njeriu ka mësuar të thur lesh 3,500 vjet përpara Epokës së Krishtit. Colombo, dhent, së bashku me dhi, i çoi i pari në Amerikë. Në ekonominë e agrikultures botërore, dhent luajnë rol të rëndësishëm. Sot tufat më të mëdha të dhenve i gjen në Kinë, Australi, Indi, dhe në Iran. Dhent sakrifikohen çdo ditë, jo vetëm për festë. Dhent janë adhuruar edhe nga presidentët amerikanë. George Washington ka rritur dhen në Mont Vernon. Ndërsa, Presidenti Wilson i ka kullotur dhent në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. E Presidenti James Madison e ka promovuar xhaketën e tij nga leshi i dhenve të tij që i ka mbajtur në fermën Madison. Dhent nuk sakrifikon vetëm në “Festivalin e sakrificës” myslimane (Eid al Adha) , ato sakrifikohen çdo ditë, për qumësht, për lesh, për lëkurë, për mish, rrobe, çorapë, qilima, sixhade e për kozmetikë. Të magjepsur me delen, shkencëtarët e klonuan delen e pare më 1996, e pagëzuan Dolly (kukull). Dolly jetoi deri në vitin 2003, vdiq pasi u sëmurë nga mushkëritë. Delja Dolly, u pagëzua përë hirë të këngëtares amerikane Dolly Parton. Vetëm “delen e zezë” nuk e do askush, sepse të gjithë e preferojnë leshin e bardhë, prandaj, delen e zezë, njejtë sikurse ferra (në raport me trëndafilin), e shpëton “ngjyra e saj e errët” , pra e shpëton fakti që askush nuk e dëshiron. Prandaj, proverbiali “dele e zezë”, përdoret për njeriun e padëshiruar. Dhent kanë luajtur rol të madh në të gjitha fetë Abrahamike: Abraham, Isaac, Jacob, Moses, Mbreti David dhe profeti Muhamed të gjithë janë quajtur bari (çobanë). Pastor nga latinishtja do të thotë çoban. Grekët dhe romakët gjithmonë i kanë sakrifikuar dhent në praktikat e tyre religjioze, dhe Judaizmi një herë e ka sakrifikuar delen si Kurban (sakrificë), si “sakrifica e qengjit Passover”. Simboli i deles ende është prezent në traditat e judaistëve. Ndjekësve të krisherizmit u referohet si grixhe (tufë), e Krishtit si Bari(çoban) i Mirë i tyre, ndërsa dhent janë një element i rëndësishëm i ikonografisë krishtere, nga lindja e Jezusit, i cili është portretizuar si “qengj” i sakrifikuar për Zotin (Agnus Dei). Ne vegjetarianët që nuk hamë asgjë që ka sy e gjak, sot konsiderohemi delja e zezë, si dikur njerëzit në Madagaskar, që nuk e hanin mishin e dhenve, sepse ishin të bindur se ato ishin reinkarnim i shpirtërvae të stërgjyshve. P.S: Mua nuk më jetohet pa Zotiin, por nuk më pëlqen sakrifica, gjaku-gjaku më tmerron. Sakrifica më pëlqen, por vetëm në ato raste kur njeriu e sakrifikon veten. Se, nëse ti do të sakrifikosh për devotshmërinë ndaj Zotit, mbyte veten për hirë të Zotit. Se, kur e therr qengjin, ti e sakrifikon krijesën e Zotit për Zotin. Edhe ti je krijesë e Zotit. Zoti nuk krijon njerëz si publik për vete, për adhurues. Zoti nuk ka nevojë për ne, prandaj nuk e shohim me sy. Ne kemi nevojë për Zotin. Jam e bindur se Zoti ska nevojë për gjak dhe për mishin tonë, sepse ne jemi gjaku dhe mishi i tij. Bukur që nuk pres askend të trokas në derën time, nuk pres asnjë thirrje telefonike, se edhe telefoni im i fikur sot ka “festë”.
Posted on: Tue, 15 Oct 2013 11:00:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015