Turqi, protesta gjithëpopullore kundër masakrave në Egjipt dhe - TopicsExpress



          

Turqi, protesta gjithëpopullore kundër masakrave në Egjipt dhe Siri Turqit, ashtu si të gjithë myslimanët, janë tronditur nga masakrat e fundit në Siri dhe Egjipt. Mijëra njerëz në Turqi po mblidhen në të gjithë vendin duke protestuar kundër masakrave të fundit të kryera nga regjimet diktatoriale dhe ushtarake ne keto dy vende. Protestat perfshijne qytetet kryesore si Stambollin dhe Ankaran. Një demonstrim i organizuar nga sindikatat më të mëdha të Turqisë, mblodhi qytetarë të shumtë edhe në qytete me te vogla, duke protestuar masakrën ndaj civilëve në Ghouta të Sirisë. Ndërkohë, një grup i madh protestuesish u mblodhën në Parkun Abdi Ipekci të Ankaras, dhe një tjetër miting pritet të mbahet në Parkun Sarachanes në orët e mbrëmjes. Në Xhaminë Tunahan të Stambollit është duke u mbajtur një ceremoni e varrimit për të gjithë ata që humbën jetën e tyre në Egjipt dhe Siri. Nga ana tjetër, sindikatat më të mëdha të Turqisë janë duke planifikuar një miting të madh në sheshin Sihhiye të Ankarasë, të shtunën pasdite.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 13:23:05 +0000

Trending Topics



div>
https://youtube/watch?v=dQsnCUexVTE Va trebui sa completati
:))))))))))))))))))) A murit un bărbat și a ajuns în rai.
Hello to all of you who are on my list of contacts of Facebook. I

Recently Viewed Topics




© 2015