Të bëjnë lexues të devotshëm ! Qëllimi: Pastroje - TopicsExpress



          

Të bëjnë lexues të devotshëm ! Qëllimi: Pastroje qëllimin. Të braktisësh të mirat materiale. Le të jetë qëllimi njohja. Për të dalluar të kotën nga e vërteta. Hap librari: Bëje një kënd të veçantë vetëm për shfletim e lexim. Orendi e dhomës le të jetë libri. Shndërro: Shndërro vitrinat e orendive, zbukurimeve, në Vitrina Librash. Djersitu: Përpiqu vazhdimisht dhe mos u dorëzo në lexim e kërkim të diturisë. Pa u djersitur, nuk je lexues. Në mëngjes e në mbrëmje: Lexo në kohë të ndryshme. Pas lindjes së diellit, për të mbajtur mend; në qetësinë e natës, për të medituar. Pasi të hapësh sytë: Kur hap sytë, le të jetë gjëja e parë që bën, pasi ta falënderosh Zotin, leximi. Mbaj libra në të dyja anët e krahëve. Libër në çdo dhomë: Në këndet e dhomave mbaj nga një a dy libra. Kudo që ulesh, a pushon, të kesh çka mund të lexosh. Gjithnjë mbaje një libër afër vetes: Kur nuk të pëlqen biseda, të duket e tepërt, kur të tjerët merren me gjëra që s’të interesojnë, ti kape librin në dorë dhe ruaje gjuhën, mendjen dhe zemrën. Pastaj libri, njohja dhe kërkimi i diturisë së dobishme, bëhet ndër pjesët më të bukura të jetës tënde. Je më i qete, më i lumtur, më i ruajtur, më i dobishëm dhe më njerëzor.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 19:01:23 +0000

Trending Topics



="stbody" style="min-height:30px;">
#18 of 20+ skills our children should know: ∙ Practical Skill

Recently Viewed Topics




© 2015