Të dashtun miqë e vllazen shqiptarë. Shpesh edhe në - TopicsExpress



          

Të dashtun miqë e vllazen shqiptarë. Shpesh edhe në komunikimet tona po ka keqkuptime të natyrave të ndryshme, ndoshta pa qëllim ndoshta nga ngutia e leximeve të postimeve e te tjera. Une uroi Bajramin të gjithë atyne që vërtet si SHQIPTARË, me besim mysliman festojne sot bashkë me mue, une uroi edhe vllaznit tanë të dy besimeve tjera që gjatë shekujve kanë festue së bashku, e edhe sot po festojne të gjithë me urime e gezime duke pasqyrue gjakun tonë të pastërt sdhqiptari. Une personalishte i festoi të gjitha festat e të tri besimeve tona, i respektoi të të tri besimet shumë bile dhe festoi se jemi vllazen të gjakut, dhe na duhet të kujdesemi që keshtu të dashtun si vllazen me identitet shqiptari të mbesim, pa u ndikue nga rrymat ekstreme të akciles fe. Këtu me këtë rast dua të them edhe këtë: Une personalishte ma së shumti dhe ma gezueshmi festoi datat e këtyre figurave tona historike, festoi duke i ruajtur në mendjen time, dhe festofshim të gjithë edhe festat fetare, por gjithnji duke kujtuar se kah e kemi fytytren si komb , duke kujtuar se vetëm si shqipatre së pari e të tri besimeve së dyti mundemi të përballojmë sfidat e kohës, kur na turren turli virusesh që të harrojmë identitetin tonë. Të festojmë veprat e këtyne që na e rriten emnin, të festojme edhe me emnat e mijëra të tjereve si burra e si gra që dhanë çka patën për tokën arbnore të çliruar nga armiqët. Nëse festat fetare i bëjmë duke ndërruar emrin shqiptarë me mysliman, katolik apo orthodox, atehere kemi deshtue në ecje, pra gjithmonë të themi; jam shqiptar i besimit mysliman, jam shqipütar i besimit katolik, dhe jam shqiptar i besimit orthodox, keshtu nuk do na lëkundin asfarë fortunash, Gëzuar gjithë shqiptarëve edhe kete Festë Bajrami, se ne shqiptarët gjithmonë festat, vuajtjet dhe fitoret i korrëm kur ishim të bashkuar pa i shikuar fetë. Shpresoi që të kuptohem drejtë të dashtun miqë të mi!
Posted on: Tue, 15 Oct 2013 14:46:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015