Të dashur Miq, Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të - TopicsExpress



          

Të dashur Miq, Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të strukturave bazike të Partisë Demokratike dhe pas një takimi të zhvilluar dje me z.Berisha, i jam drejtuar sot kryesisë së PD-së, me kërkesën për t’u rregjistruar në garën për funksionin e kryetarit të forcës politike ku unë militoj prej 23 vjetësh. Hyj në këtë garë me dëshirën për të përfaqësuar të gjithë anëtarët dhe militantët e Partisë Demokratike, por edhe me krenarinë se jam pjesë e opozitës së kësaj partie në vitet 97-2005 dhe arritjeve madhore të qeverisë së PD-së në vitet 2005 deri më sot. Hyj në këtë garë me vendosmërinë për të fituar përgjegjësinë e përfaqësimit të njëqind mijë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe me synimin për të rindërtuar bashkë me ta themelet morale mbi të cilat do të ngrejmë një opozitë të fortë sot per t’u rikthyer shumicë nesër. Sepse besoj qe proceset zgjdhore nuk janë pazare dhe se shumica e shqiptarëve besojnë tek morali dhe idetë për ta cuar vendin përpara.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 11:45:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015