Të dashur qytetarë, Me tatimet dhe taksat e juaja, kemi - TopicsExpress



          

Të dashur qytetarë, Me tatimet dhe taksat e juaja, kemi ndërtuar 26 shkolla, 14 anekse shkollore, 11 salla të edukatës fizike dhe dy çerdhe; mbi 60 fusha sportive, 7 kënde të lojërave dhe 6 të tjera janë në ndërtim; bibliotekën e qytetit dhe qendrën rekreative për fëmijë. Kemi ndërtuar 6 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe 4 ambulanca shëndetësore. Kemi dyfishuar hapësirat gjelbëruese. Kemi ndërtuar 292 km rrugë, 260 km trotuare, 184 km kanalizim dhe 30 km rrjet të ujësjellësit dhe disa kolektorë të ujërave. Kemi ndërtuar tre nënkalime dhe një mbikalim për këmbësorë. Sivjet përfunduam dy sheshe monumentale në qendër të Prishtinës. Kemi ndërtuar 50 banesa për rastet sociale dhe 50 për kategoritë e luftës dhe 100 banesa tjera për këto raste janë në ndërtim. Kemi restauruar Hamamin e Qytetit dhe Xhaminë e Çarshisë. Po zgjidhet furnizimi me ujë dhe ngrohja qëndrore. Sot kërkoj mbështetjen e juaj për të zhvilluar Prishtinën metropolitane. Në mandatin e ardhshëm, do të nisim stadiumin e futbollit, terrene sportive dhe kënde për fëmijë në çdo lagje. Do të ofrojmë shërbim shëndetësor shtëpiak. Shkollat do të modernizohen dhe të gjithë fëmijët do të kenë vend në çerdhe. Do të nisim ndërtimin e rrugëve unazore dhe modernizojmë trafikun urban. Kultura, rinia dhe sporti do të kenë trajtim të veçantë, do të rekonstruktohet pishina e Gërmisë dhe do të ndërtohet pishina olimpike; do të ndërtohet Teatri i Qytetit dhe Galeria e Kulturës. Administrata do të decentralizohet në lagje. Prishtina do të ketë ujë dhe ngrohje të pandërprerë. Do të rregullojmë qendrën historike të qytetit dhe platonë mbi kurriz në Dardani. Unë ju sigurojë se do të qeverisim me përkushtim dhe me përgjegjësi të lartë, duke trajtuar të gjithë qytetarët barabartë. Me respekt, Isa Mustafa
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 20:32:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015