Të huajt e dinë se ku " fle lepuri " i mashtrimit dhe vjedhjes - TopicsExpress



          

Të huajt e dinë se ku " fle lepuri " i mashtrimit dhe vjedhjes së votës sëlirë nga PD dhe Berisha .. Pra tek numërimi !! Një diplomat perndimor , tha sot për Zërin e Amerikës : “Numërimi përbën një problem, një problem të pazakontë tipik shqiptar. Procesi i numërimit, dukshëm është në mëshirë të të dy palëve, dhe kjo është arsyeja pse një nga shprehjet që po bën më shumë përshtypje, në një farë mënyre negative, është “të mbrohet vota”. “Kjo”, nënvizon diplomati, “është në një farë mënyre e pakuptimtë. Çdo votë sigurisht duhet mbrojtur, por në Shqipëri”, tha ai, “ndeshesh me një evolucion të veçantë të asaj çfarë kuptohet me integritet, dhe ky është ekuilibri politik”. Diplomati perëndimor thotë se e gjithë kjo situatë i kujton një film të Quentin Tarantinos në të cilin një grup personash në një dhomë përfundojnë duke i drejtuar njëri-tjetrit pistoletat. “Duket se në Shqipëri sistemi është rregulluar në këtë mënyrë. Ky fenomeni i ekuilibrit politik është i gabuar konceptualisht. Dhe është i papërshtatshëm”, thotë ai duke nënvizuar se “një mangësi e vërtetë institucionale e demokracisë shqiptare është pamundësia e saj deri tani për të patur institucione që funksionojnë efektivisht dhe të pavarura për të mirën e qytetarëve. Këtu kemi ata analogjine e tipit të Tarantinos, dhe kjo është më mirë se asgjë fare, por nuk është një mekanizëm institucional i përshtatshëm për një vend që mëton të jetë pjesë e Bashkimit Europian, një vendi që i ka drejtuar sytë nga Perëndimi. “Fjalët i merr era”, thekson diplomati. “Duhet një përpjekje e ndërgjegjësuar drejt krijimit të standardeve institucionale që t’i rezistojnë trysnisë, që t’i bëjnë balle trysnive partiake. ******* Prandaj KUJDES .. RUAJENI VOTËN TUAJ DERI NË FUND .. MOs e lini kusarin Berisha të fusë duaart në xhepat tuaja !!
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 19:46:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015