Të nderuar Bashkëqytetar - Sot, Presidentja e Republikës së - TopicsExpress



          

Të nderuar Bashkëqytetar - Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Jahjaga, shpalli 3 Nëntorin, datë zyrtare të mbajtjes së Zgjedhjeve Lokale 2013. Është momenti të reflektojmë pozitivisht për të mirën e qytetit tonë; për të ardhmen e gjeneratës së re, për mirëqenien e gjyshërive tanë, për krijimin e një ambienti stabil dhe të qetë për punë, thjeshtë për një frymëmarrje të lirë. Të ndalim Degradimin të fillojmë Zhvillimin, të nisemi nga kjo moto që secili prej nesh të ndje përgjegjësinë, që duke votuar ti kontribuojmë qytetit tonë duke vendosur zhvillimin e Rinisë në planë të parë, përgjithësisht vënien e gjërave në rrugën e duhur. - Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjakovë pas konsultimeve me anëtarësinë e gjerë, strukturat e saja: Kryesia e degës, Kryesia e Forumit të Gruas dhe Kryesia e Forumit Rinor, unanimisht kanë përkrahur dhe nominuar Dr. Luan GOLA, kandidat për Kryetar të Komunës së Gjakovës, kandidaturë që ka marrë dhe bekimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe të Kryetarit Mustafa. Bazuar në traditën dhe konceptin shtet forumes dhe zhvillimor të LDK-së, bazuar në vlerat e dëshmuara njerëzore dhe intelektuale të Dr. Luan GOLA, bazuar në dinjitetin dhe përkushtimin e secilit anëtar të LDK-së, jemi të bindur që aleati ynë kryesor është populli, në veçanti rinia, së bashku të kontribuojmë për Gjakovën. Edhe pse jemi disa muaj larg datës 3 Nëntor, këtë datë ta fiksojmë dhe ti qasemi me seriozitet dhe gjykim real situates në Komunën tonë, praktikat tregojnë që ndryshimet pozitive janë të nevojshme të ndodhin, andaj të kontribuojmë që të ndodhin... Vazhdojmë ... Ju faleminderit
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 17:31:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015