Të nderuar agjentë Ju njoftojmë se: Viza për shtetasit e - TopicsExpress



          

Të nderuar agjentë Ju njoftojmë se: Viza për shtetasit e huaj NGA 01 KORRIK 2013 REPUBLIKA E KOSOVËS DO TË FILLOJË TË ZBATOJË REGJIMIN E VIZAVE PËR SHTETASIT E KËTYRE SHTETEVE. 1. Afganistani 2. Algjeria 3. Angola 4. Armenia 5. Azerbajxhani 6. Bangladeshi 7. Benini 8. Bjellorusia 9. Bolivia 10. Bregu i Fildishtë 11. Burkina Faso 12. Burundi 13. Butani 14. Çadi 15. Egjipti 16. Ekuador 17. Eritrea 18. Etiopia 19. Filipine 20. Gaboni 21. Gambia 22. Gana 23. Gjeorgjia, Republika e 24. Guinea 25. Guinea Bisau 26. Guinea Ekuatoriale 27. Haiti 28. India 29. Indonezia 30. Iraku 31. Irani 32. Jemeni 33. Kamboxhia 34. Kameruni 35. Kazakistani 36. Kenia 37. Kepi i Gjelbër 38. Kina 39. Kirgistani 40. Kuba 41. Laosi, Republika Popullore Demokratike e 42. Libani 43. Liberia 44. Libia 45. Madagaskari 46. Mali 47. Maroku 48. Mauritania 49. Mianmari 50. Moldavia 51. Mongolia 52. Mozambiku 53. Nepali 54. Nigeri 55. Nigeria 56. Pakistani 57. Peru 58. Republika Demokratike e Kongos 59. Republika Dominikane 60. Republika e Afrikës Qendrore 61. Republika e Kongos 62. Republika Popullore Demokratike e Koresë 63. Ruanda 64. Rusia 65. Senegali 66. Shri Lanka 67. Sierra Leone 68. Siria 69. Somalia 70. Sudani 71. Sudani i jugut 72. Surinami 73. Tajlanda 74. Tanzania 75. Taxhikistani 76. Togo 77. Tunizia 78. Turkmenistani 79. Uganda 80. Ukraina 81. Unioni i Komoreve 82. Uzbekistani 83. Vietnami 84. Xhamajka 85. Xhibuti 86. Zambia 87. Zimbabve Deri në fillimin e aplikimit të regjimit të vizave, shtetasve të huaj ndaj të cilëve aplikohet regjimi i vizave do t’ju kërkohet leja e hyrjes për në Republikën e Kosovës. Leja e hyrjes merret në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës duke paraqitur të paktën 10 ditë para ditës planifikuar për hyrje në Kosovë dokumentet si në vijim: - Kopje të dokumentit të vlefshëm të udhëtimit, - Dëshmi lidhur me mbulimin e shpenzimeve të jetesës për periudhën e qëndrimit - Kopje të biletës kthyese (për qëndrime të shkurtra) - Rezervim i hotelit, - Arsyet e vizitës në Kosovë. (Varësisht nga arsyet e vizitës në Kosovë kërkohen dhe dokumentet e tjera plotësuese.) Në rastet kur shtetasit e Kosovës ftojnë shtetas të huaj për vizitë private në Kosovë, atëherë shtetasi kosovar duhet që 10 ditë para se të arrijë i ftuari i tij të paraqesë në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion të MPB një letër garantuese e cila duhet të jetë e vulosur nga Gjykata Komunale Kompetente. Në raste të vizitave biznesore personi garantues duhet të paraqesë në MPB dokumentacionin përkatës lidhur me biznesin që shtetasi i huaj do të zhvillojë në Kosovë dhe, kur kjo është e nevojshme dhe kopjen e certifikatës së biznesit e kompanisë vendase që dërgon ftesën. Shtetasi i huaj ka të drejtë qëndrimi në Kosovë vetëm 90 ditë. Pas 90 ditësh duhet të lajmërohet në Drejtorinë për të Huaj në Policinë e Kosovës, në të kundërt, qëndrimi i tij do të trajtohet si qëndrim i jashtëligjshëm. Shtetasit e huaj ndaj të cilëve aplikohet regjimi i vizave, por që janë bartës të një vize të vlefshme shumë-hyrëse Schengen mund të hyjnë në Republikën e Kosovës dhe të qëndrojnë deri në 15 ditë pa pasur nevojë të pajisën më vizë të Kosovës. Nga 08 Maj 2013, shtetasit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përveç se me një dokument të vlefshëm udhëtimi mund të hyjnë, kalojnë transit, qëndrojnë për 90 ditë dhe largohen nga Republika e Kosovës edhe përmes një letërnjoftimi të vlefshëm. Pas datës 01 Korrik 2013 shtetasit e huaj, ndaj të cilëve Kosova aplikon regjim vizash, duhet të aplikojnë paraprakisht për vizë të Republikës së Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll. PARAQITJA E KËRKESËS PËR VIZË - Shtetasi i huaj DUHET të paraqesë paraprakisht kërkesë për termin në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll përmes postës elektronike: [email protected] . - Shtetasi i huaj DUHET TË DORËZOJË PERSONALISHT kërkesën për vizë. Parashtruesi i kërkesës duhet të paraqesë dokumentet si në vijim: - Formularin e kërkesës për vizë të plotësuar dhe nënshkruar në origjinal. Në rast se aplikuesi është i mitur, formulari duhet të nënshkruhet nga prindërit ose kujdestari ligjor; - Pasaportën me vlefshmëri së paku tre muaj pas skadimit të vizës me së paku dy (2) faqe të zbrazëta; - Një fotografi të standardizuar për vizë të formatit 35 x 45 mm; - Dëshminë për qëllimin e qëndrimit në Republikën e Kosovës: - Rezervim i itinerarit të udhëtimit (Rezervimi i biletës së udhëtimit lëshuar në emër të aplikuesit). - Rezervim i akomodimit dhe vendbanimit (Rezervimi i konfirmuar i hotelit ose fletëgarancia e noterizuar e ftuesit nga Kosova; - Mjete financiare të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit në RKS (Raportin xhirollogarisë bankare për gjashtë muajt e fundit); - Sigurimin shëndetësor (sigurim shëndetësor me mbulesë minimale prej 30.000,00€); - Fletëpagesën e taksës për vizë; Informata të rëndësishme - Të gjitha dokumentet e listuara duhet të jenë të përkthyera në një nga gjuhët zyrtare në Republikës së Kosovës ose në gjuhën Angleze; - Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen edhe të fotokopjuara; - Varësisht nga qëllimi i vizitës, zyrtari Konsullor mund të kërkojë dokumente të tjera mbështetëse; - Bartësit e pasaportave diplomatike/zyrtare lirohen nga taksa e vizës dhe nga obligimi i paraqitjes personale me rastin e aplikimit; - Parashtruesi i kërkesës për vizë të cilit i është refuzuar viza mund të paraqesë ankesë ndaj refuzimit brenda 8 ditësh kalendarike pranë misionit në të cilin është bërë aplikimi për vizë. VËREJTJE: Policia kufitare ka të drejtë ta ndalojë hyrjen e shtetasit të huaj në rast të dyshimeve të bazuara për mos-përmbushjen e kushteve për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës. Visas for foreign citizens Starting July 01, 2013 the Republic of Kosovo will be applying visa regime for citizens of these states. 1. Afghanistan 2. Algeria 3. Angola 4. Armenia 5. Azerbaijan 6. Bangladesh 7. Belarus 8. Benin 9. Bhutan 10. Bolivia 11. Burkina Faso 12. Burundi 13. Cambodia 14. Cameroon 15. Cape Verde 16. Central African Republic 17. Chad 18. China 19. Comoros 20. Cuba 21. Democratic Republic of Congo 22. Democratic Republic of Congo 23. Djibouti 24. Dominican Republic 25. Ecuador 26. Egypt 27. Equatorial Guinea 28. Eritrea 29. Ethiopia 30. Gabon 31. Gambia 32. Georgia 33. Ghana 34. Guinea 35. Guinea Bissau 36. Haiti 37. India 38. Indonesia 39. Iran 40. Iraq 41. Ivory Coast 42. Jamaica 43. Kazakhstan 44. Kenya 45. Korea, Democratic People’s Republic of 46. Kyrgyzstan 47. Laos 48. Lebanon 49. Liberia 50. Libyan Arab Jamahiriya 51. Madagascar 52. Mali 53. Mauritius 54. Moldova 55. Mongolia 56. Morocco 57. Mozambique 58. Myanmar 59. Nepal 60. Niger 61. Nigeria 62. Pakistan 63. Peru 64. Philippines 65. Russia 66. Rwanda 67. Senegal 68. Sierra Leone 69. Somalia 70. South Sudan 71. Sri Lanka 72. Sudan 73. Suriname 74. Syria 75. Tajikistan 76. Tanzania 77. Thailand 78. Togo 79. Tunisia 80. Turkmenistan 81. Uganda 82. Ukraine 83. Uzbekistan 84. Vietnam 85. Yemen 86. Zambia 87. Zimbabwe Until visa regime application, the foreign citizens, subject to such visa regime, shall be required the entry permits to the Republic of Kosovo. An entry permit is obtained at the Department for Citizenship, Asylum and Migration of the Ministry of Internal Affairs of the Republic of Kosovo, by presenting 10 days prior the planned day to enter Kosovo the following documents: - Copy of valid travel document, - Proof of ability to cover expenses of existence during the period of stay, - Copy of return ticket (for short stay), - Hotel reservation, - Reason for visit to Kosovo. (Depending on the reason for visit to Kosovo other documents may be requested). In cases when Kosovo citizens invite foreign citizens to Kosovo, then the Kosovar citizen must present, 10 days prior to the arrival of the guest, a guarantee letter to the Department for Citizenship, Asylum and Migration at the MIA, which is stamped by the competent District Court. In cases of business visits, the guaranteeing person must present MIA documentation relating to the business that the foreign citizen will develop in Kosovo, and when necessary a copy of the business certificate of the domestic company sending the invitation. The Foreign citizen has the right to stay in Kosovo for 90 days only. After 90 days he/she must report to the Directorate for Foreigners at the Kosovo Police, otherwise his/her stay will be treated as illegal. Foreign citizens, subject to visa regime application, but bearers of valid multiple entry Schengen visa may enter the Republic of Kosovo and stay up to 15 days without having to obtain a Kosovo’s visa. Starting May 08, 2013, citizens of the EU member states, except with a valid travel document, may enter, transit or stay for 90 days and leave the Republic of Kosovo even with a valid Identification Card. Note: The Border Police are responsible for returning citizens in case of reasonable suspicion regarding their documentation or reason for entering Kosovo. Kosova Cumhuriyeti Istanbul Baskonsloslugu Adres : Vali Konagi cad. Melek apt.No:74-3 Nisantasi - Sisli Istanbul - Turkiye Tel :+90 212 234 82 62 Fax: +90 212 234 82 61 email : [email protected] PEGASUS AIRLINES Amk International GSA of Pegasus Airlines for Kosovo Office Tel:+381 38 225 810 Prn Airport Office :+381 38 594 340 pegasusamk@gmail Msn: pegasusamk@gmail Gmail Chat:pegasusamk@gmail Office Skype : Pegasusamk Airport Skype: prnpegasus Prishtine - Kosova
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 15:11:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015