Të nderuar miq, Sot, së bashku me Kryetarin Aleancës për - TopicsExpress



          

Të nderuar miq, Sot, së bashku me Kryetarin Aleancës për Prishtinën Besnik Tahiri dhe ekipin e tij vizituam fabrikën për përpunimin e qelqit “Termokom”, ku bashkëbiseduam me menaxhmentin lidhur me sfidat dhe mundësit e përkrahjes me rastin e qeverisjes së AAK-së, me Prishtinën. I falënderova pronarët për pritjen dhe punën që po bëjnë në krijimin e vendeve të reja të punës, është e rëndësishme që bizneset të ndjekin shembujt të njëjtë të profesionalizimit në sektorët ku ata veprojnë. Rritja rolit të sektorit privat në zhvillimin ekonomik, ristrukturimit të ekonomisë dhe orientimit të zhvillimit në bazë të specifikave bazuar në traditën dhe potencialen e lokaliteteve, zhvillimit të një infrastrukture moderne si paraprirës e zhvillimit ekonomik e mbi të gjitha krijimi i vendeve të reja të punës dhe mirëqenies së qytetarëve do të jenë fondament i politikave ekonomike të qeverisjes së AAK-së. Sinqerisht, RH
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 12:40:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015