Të nderuar vëllezër! Ju pyes: A dini kur do të vdisni dhe ku? - TopicsExpress



          

Të nderuar vëllezër! Ju pyes: A dini kur do të vdisni dhe ku? Nëse dëshironi përgjigje lexoni dhe mendoni fjalët e Allahut të Lartësuar: “..nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.” (Lukman, 34) Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do të kërkojë kthim mbrapa, për të vepruar mirë. Por të gjitha këto kërkesa janë të parealizuara. “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” (Muminun, 99-100) “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 11:31:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015