Të punosh në protokoll do të thotë të jesh në çdo moment - TopicsExpress



          

Të punosh në protokoll do të thotë të jesh në çdo moment përpara sfidave të njëpasnjëshme, të cilat në vete janë pjesë e pandarë e këtij profesioni tepër të veçantë. Sidomos në institucione të rëndësishme shtetërore, punonjësi i protokollit, ndodhet çdo dite para situatave të vështira, në shumë raste të paparashikuara, të cilat përbëhen nga mijëra detaje, në dukje të vogla, por që kërkojnë secili zgjidhjen e vet, në një mënyrë të caktuar dhe në kohën e duhur. E parë nga kjo pikëpamje, protokolli është një detyrë sa e vështirë, aq dhe e komplikuar, që jo çdokush mund ta përballojë. Por nuk është kjo e vetmja perspektivë e protokollit. Ai ka edhe anën tjëtër, që është shumë interesante, e bukur dhe që sjell një kënaqësi të veçantë me surprizat e këndshme që krijon. Protokolli i siguron punonjësve të vet një varg përparësish, që jo çdo lloj shërbimi zyrtar i plotëson. Kështu, ai të jep mundësinë që të shohësh menjëherë frytet e punës tënde nga fillimi deri në fund të evenimenteve të ndryshme(pritje, vizita, ceremoni festive, etj.)
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 15:32:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015