Të ri edhe pse të pjekur përmes leshrave! Të rinjtë dhe të - TopicsExpress



          

Të ri edhe pse të pjekur përmes leshrave! Të rinjtë dhe të rejat tona, së fundmi i shoh të mbërthyer me një botëkuptim të huazuar që është tejet i dëmshëm. Atyre i duket vetja ende shumë të ri edhe në moshën 25 vjeçare. Stina e verës duket se te këta është vonuar, ndaj qershiat shoh seç piqen në fund të tetorit. Ata duke lodruar pas vajzave të huaja (të mashtruar përmes një teksti të Gazmend Ramës, ndërsa të kënduar prej Sef Durës), sakaq e shohin vetën se nuk paska vajza të ndershme, njashtu edhe femrat mjet-përdorëse vijnë në përfundim se të gjithë meshkujt janë si ata që me pa të drejtë lavruan në kësi lloj arash. Vitet shkojnë, ndërsa këtyre vetja ende i duket si të rinj. Mosha e bën pastaj të vetën! Kështu që, nëse djersitesh duke menduar për dukurinë dhe mundësinë e të dashuruarit, atëherë kurrë nuk do të mundsh ta përqafosh dashurinë. Për dashurinë aq sa më shumë të mendojmë, aq më tepër bëhemi filozof duke ardhur në një përfundim se harxhimi i kohës dhe i ndjenjave për dikë tjetër nuk ia vlen. Këta të rinj duke ndjekur palën tjetër kanë harruar se Muhamedi alejhi selam na ka këshilluar të martohemi (ose të kemi lidhje me kurorë – mendimi im) sa më herët, kështu njeriu ka mundësi të ruhet prej degjenerimit, pse jo edhe ta ndërtojë duke qenë ende i ri folenë parapërgatitëse të familjes, fole ku pas disa viteve do të mbushet me zogj të bukur.
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 07:12:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015