Të shumta janë Ajetet e Hadithet që na urdhërojnë të japim - TopicsExpress



          

Të shumta janë Ajetet e Hadithet që na urdhërojnë të japim Zekatin. Vëllezër, me çmim të sotit në berzat botërore, Nisabi i Zekatit nëse i bazojmë Eurot në Ari është 3009 €, që i bie të jetë sa vlera e 85 gramëve apo 3 uncave (angl. "ounces") të Arit. Ndërsa, nëse e logarisim me Argjent, Nisabi është 320 € që i bie të jetë vlera e 595 gramëve apo 21 Uncave. Prandaj, kushdo nga ju që ka para në euro, e që i kanë qëndruar të paluara një vjet të plotë Hixhri, i bie që për 354 ditë (1 vjet sipas kalendarit hixhri) duhet të paguajë 2.5% - për nevojtarët. Në këtë rast duhet marrë për bazë Nisabin e Argjentit sepse ai është më i dobishëm për fukarenjtë siç kanë thënë Dijetarët. Pra, kush ka 320 € e më shumë që i kanë qëndruar (pa harxhuar) një vjet Hixhri, le të nxitojë ta jepë Zekatin.
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 21:52:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015