Tërnavën e zbulon Amerika! Myftiun Naim Tërnava e zbulojnë - TopicsExpress



          

Tërnavën e zbulon Amerika! Myftiun Naim Tërnava e zbulojnë që e ka kopjuar (marrë të gatshme), magjistraturën e tij nga dijetari Zija Abdullah. Plagjiatura e Naim Tërnavës zbulohet nga "Rrjeti transnacional i dijetarëve, i quajtur Qendra e Pluralizmit Islam (CIP), me seli në Washington. Identike, fjalër për fjalë, Tërnava për magjistraturën e tij e merr të gatshme disertacionin e doktoraturës së predikuesit islam, Zia Abdullah, me titull “Efekti i Akides Myslimane në Udhëzimet sesi Duhet Sjellë”, e miratuar më 1997-1998, nga Universiteti i Zaytuna’s, në Tunis. A është haram me vjedh dijen e huaj? Lum Naimi që është qytetar evropian i Kosovës dhe nuk ndëshkohet për "krimin" ndaj dijes, për përvetësimin e pronës së huaj intelektuale. Të ishte qytetar në Iran apo Afganistan çfarë do ti ndodhte Myftiut po që se do ta gjenin duke e tradhtuar fenë e tij. Se, përvetësimi ilegal (edhe i dijes) është në kundërshtim me mësimet islame. Ndoshta Naimi dhe Zia i kanë pasur të njejtat mendime për të njejtat çështje. Ndodh!
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 17:40:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015