“U shty seanca plenare...! Nuk mund të ishte si seancat e - TopicsExpress



          

“U shty seanca plenare...! Nuk mund të ishte si seancat e tjera, por do të ishte e gjitha për Sokol Olldashin. Si thuajse 13 vite rresht, ku djali çapkën, njeriu që mori përsipër përballjen me ndryshimin, emri i vendosur në piedestalin e shpëtimit të imazhit ndryshe..., dje mbajti për vete për herë të fundit ndërtesën e ligjshmërisë sonë; i përkiste atij. Aty do të vendosej për herë të fundit, për tu bërë themeli i të qënurit bashkë, fakt që kishim harruar se si mund të ndodhte. Z. Olldashi e bëri dje. Si gjithnjë vetë dhe vetëm. Aty bashkoi të majtë e të djathtë, bashkoi pozitë dhe opozitë, bashkoi njerëzit që e deshën, por edhe ata që se deshën, për faktin që kurrë se fituan lirinë e tij. Parlamenti dje ishte në zi; përcolli një prej zërave brilantë që do iu mungojë jo vetëm ligjvënësve që do të vijojnë të gjenden aty pa të, por edhe pasardhësve.... Aty, në atë sallë, në atë sallë ku u rrit deputeti, ministri, kandidati për kryetar bashkie e partie, e pritën e dy djemtë e tij; aty e solli për herë të fundit nëna e tij, aty, e përcolli për herë të fundit edhe bashkëshortja e tij. Aty dhe për të, të gjallët u panë sy me sy me veten dhe sërish shkak bëhet “rebeli dhe i pandreqshmi” Sokol Olldashi. Dje aty s`kishte parti politike, s`kishte kryeparlamentar, as kryetar grupi; Sokol Olldashi dje bëri që Parlamenti të ishte i të gjithëve, ashtu siç diti të ishte në të 41 vitet e jetës së tij...!
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 23:11:30 +0000

Trending Topics



t" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Ugandan health worker dies from Marburg Marburg hemorrhagic
PERSIB vs PERSIJA Batal Digelar Di Singapura Tim Persib Bandung
Eram o adolescenta, care imi doream, inca de mica, sa-l vad pe
[VOTE] Lets Vote INFINITE for the 2014 STYLE ICON AWARDS : 2014
Looking for Port Arthur I pull over because I can t see the cars

Recently Viewed Topics




© 2015