U vu gurthemeli i ndërtimit të shtëpive të banimit social për - TopicsExpress



          

U vu gurthemeli i ndërtimit të shtëpive të banimit social për banorët e Lagjes së Kuvajtit Në fshatin Balloc, sot është vendosur gurthemeli i ndërtimit të 30 shtëpive të banimit social për familjet e dëshmorëve dhe atyre me gjendje të rëndë sociale E premte 9 Gusht 2013 16:53 Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të këtyre shtëpive morën pjesë zyrtarë të lartë të MPMS-së dhe përfaqësues të Ekzekutivit të Komunës së Podujevës, kurse gurthemelin e ndërtimit të shtëpive e vendosi zv. ministri i MPMS, Fatmir Shurdhaj Në fshatin Balloc, sot është vendosur gurthemeli i ndërtimit të 30 shtëpive të banimit social për familjet e dëshmorëve dhe atyre me gjendje të rëndë sociale, që aktualisht janë të strehuara në kontejnerët e Lagjes së Kuvajtit në Balloc Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), sot ka filluar ndërtimi i shtëpive të banimit social për familjet e dëshmorëve dhe atyre me gjendje të rëndë sociale, që aktualisht janë të strehuara në kontejnerë në Lagjen e Kuvajtit në Balloc. Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të këtyre shtëpive morën pjesë zyrtarë të lartë të MPMS-së dhe përfaqësues të Ekzekutivit të Komunës së Podujevës, kurse gurthemelin e ndërtimit të shtëpive e vendosi zv. ministri i MPMS, Fatmir Shurdhaj. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Komuna e Podujevës ka siguruar truallin për ndërtimin e shtëpive, infrastrukturën ligjore për ekzekutimin e projektit dhe ka hartuar projektet detale për ndërtimin e shtëpive, sipas standardeve dhe Ligjit të ndërtimit në Kosovë, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të financojë projektin me 420 mijë. Përfaqësuesit e Komunës do të marrin pjesë edhe në mbikëqyrjen e projektit gjatë ekzekutimit të punimeve. Komuna e Podujevës do të formojë një komision të përbashkët me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve për ndarjen e shtëpive për përfituesit e këtij projekti. Me këtë marrëveshje do të realizohet vetëm faza e parë, ndërsa projekti pritet të vazhdojë edhe në faza të tjera të ndërtimit të shtëpive për këto kategori përfituesish. Punët ndërtimore në realizimin e projektit do t’i realizojë Kompania “Rexha”. Në kuadër të projekteve për zgjidhjen e çështjes së banimit për familjet me gjendje të rëndë sociale, Komuna e Podujevës nga buxheti i saj sivjet po ndërton edhe 10 shtëpi të tjera për familjet me gjendje të rëndë sociale që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 19:36:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015